Blog

ARBNORË ELEZI – GRUAJA ME TRUP TË QELTË, POR ME SHPIRT TË ÇELIKTË

Arbnorë Elezi është lindur me duar dhe këmbë të thyera. Menjëherë pas lindjes, ajo u diagnostikua me Osteogenesis Imperfecta, tipi 3 që do të thotë "kocka qelqi". Për shkak të diagnozës, Arbnora u mbijetoi mbi 200 frakturave në fëmijërinë e saj, përdor një karrige me rrota, ka skoliozë të rëndë, dhimbje dhe deformime të kockave, por edhe një shpirt të jashtëzakonshëm dhe luftarak për të arritur sukses.

Lexo më shumë »

Maria është shkëndija ime e lumturisë

Tanja Jordeva ka diabet për më shumë se 40 vjet. Jeta e saj ndryshoi kur nga një plagë e thjeshtë, ra në gjendje kome dhe më pas këmba e majtë iu amputua mbi gju. Por, pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar, ajo nuk dorëzohet dhe nuk ndalet. Ajo jeton me besimin se nëse keni dëshirën dhe vullnetin, gjithçka është e mundur. Në vazhdim ajo na rrëfen jetën e saj pas amputimit.

Lexo më shumë »

Pse të zgjidhni këpucët ortopedike për fëmijët tuaj?

Ajo që shpesh harrojmë është se këmbët janë shumë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm, sepse kur deformohen, i gjithë trupi vuan. Pasojat e kujdesit jo të duhur për këmbët mund të jenë të shumta, që nga problemet me shtyllën kurrizore, gjunjët, legenin... Vetë fakti që mbi to ka 7000 mbaresa nervore, tregon se sa të rëndësishme janë.

Lexo më shumë »

Shiatiku – dhimbje të forta në bel

Shiatiku është një numër dhimbjesh të shkaktuara nga trysnia dhe/ose pezmatimi i nervit shiatik dhe nuk është një sëmundje specifike. Lumboshiatiku është një gjendje e manifestuar me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, me forcë të ndryshme, për shkak të së cilës, mundësitë e lëvizjes janë të kufizuara.

Lexo më shumë »

Rripi i mesit - më pak dhimbje, më shumë stabilitet

Pothuajse 80% e popullsisë, të paktën një herë në jetë, janë përballur me dhimbje në bel. Zgjidhja më e mirë për dhimbjet akute dhe lëndimet është vendosja e një rripi të mesit, i cili redukton tendosjen në shpinë, ofron mbështetje, përmirëson qarkullimin dhe qëndrimin. Sipas hulumtimeve, duke vendosur një rrip mesit, varësia nga ilaçet për dhimbjet e shpinës reduktohet për 52%.

Lexo më shumë »

Forca ime më e madhe është që jam ndryshe

Mençuria dhe intelekti janë pikat e saj të forta dhe dashuria e saj më e madhe janë librat dhe fjala e shkruar. Kur flet me Elena Tuntevskën, ke ndjenjën që po flet me një të rritur, i cili ka grumbulluar shumë përvojë duke ecur nëpër jetë. Por ajo është thjesht një vajzë e bukur, e cila me katërmbëdhjetë vitet e saj, magjeps me karizmin që ka.

Lexo më shumë »

TRAJTIMI EFIKAS I DËSHMUAR I SKOLIOZËS

Te skolioza, eshtrat e kurrizit zhvendosen dhe rrotullohen, duke shkaktuar shtrembërimin e tij. Diagnostikohet më së shpeshti gjatë viteve të paraadoleshencës dhe të adoleshencës (11-16), periudhës së rritjes. Termi klinik prë skoliozën e kësaj moshe është “skoliozë idiopatike adoleshente”. Fjala “idiopatike” do të thotë që nuk dihet shkaku. Shfaqet te 5% e adoleshentëve dhe më shpesh te vajzat sesa te djemtë.

Lexo më shumë »

Me ndihmën e protezës luaj futboll përsëri!

“Lufta për jetën është beteja më e vështirë që fati mund të parashikojë. Në këto momente pasigurie, ju fitoni forcë të paimagjinueshme për t'u ngritur dhe përballuar të gjitha sfidat. Në fund, kur mbaron, e kuptoni se për çfarë keni luftuar, për shëndetin, që nuk ka çmim.” Ja si duket një episod nga jeta e 57-vjeçarit Sherif Sherifi, i cili gjithë jetën ia kushton sportit dhe futboll. Ai thotë që kurrë nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor, deri para 10 vitesh, kur pati dhimbje torturuese në shputë.

Lexo më shumë »

Dhimbje në pjesën e përparme të gjurit

Dhimbja në pjesën e përparme të gjurit në përgjithësi përshkruhet si dhimbje rreth kapakut të gjurit (patella). Një term tipik për këtë është "sindroma e dhimbjes patellofemurale" (PFPS). Është një proces ndezës i indit midis patellës të gjurit dhe kokës së femurit në gju.

Lexo më shumë »

Me një dorë pushtoj botën

Maja Kostovska është një e re që ka forcën dhe guximin, siç thotë ajo, të pushtojë botën. Edhe pse ajo ka hemiparezë dhe ka vështirësi në lëvizjen e këmbës dhe krahut të djathtë, nuk ka kufizime për të.

Lexo më shumë »

Dejvid Filips – Unë arrij shumë më tepër falë Exopulse Mollii

Dejvid Filips është një qitës i frikshëm dhe i talentuar paraolimpik nga Uellsi. Në moshën 12-vjeçare zbuloi dashurinë dhe talentin e tij për qitjen me hark dhe garoi deri në moshën 18-vjeçare. Për shkak të detyrimeve të punës dhe familjes, mori vendimin që të mos merrej me sport. Në vitin 1996, u diagnostikua me sklerozë multiple, një diagnozë që shkakton një gamë të gjerë simptomash si probleme me shikimin, lëvizjet e krahëve ose këmbëve, ekuilibrin...

Lexo më shumë »

Gjithçka që duhet të dini për sklerozën multiple

Skleroza multiple është një sëmundje autoimune që prek sistemin nervor qendror (SNQ). Fjala "sklerozë" vjen nga një fjalë greke që do të thotë mbresë. Për shkak se kjo gjendje krijon shumë blana në sistemin nervor qendror, njihet si "skleroza multiple", që fjalë për fjalë do të thotë "shumë plagë".

Lexo më shumë »

Proteza më bëri më të fortë

është një djalë i ri dhe i suksesshëm që sfidon me guxim të gjitha stigmat dhe kufizimet. Ai lindi me një mangësi, një këmbë të poshtme të djathtë të pazhvilluar. Ai u njoh për herë të parë me një protezë në moshën 6 muajshe dhe që nga ai moment, proteza ka qenë pjesë e tij.

Lexo më shumë »

Lëndime gjatë skijimit

Çdo vit, një numër i madh lëndimesh ndodhin në pistat e skive. Vitet e fundit numri është ulur, por natyra e lëndimeve po ndryshon. Në të kaluarën, ato ishin më të zakonshme në pjesën e poshtme të këmbës, por sot janë lëndime në gju dhe në gjymtyrët e sipërme (kryesisht gishtin e madh dhe shpatullën). Lëndimet e skijimit lidhen me disa faktorë: pajisjet, aftësitë e skijimit (dhe të rënies) dhe vetëvlerësimi. Kushtet e motit dhe cilësia e pistës janë gjithashtu të rëndësishme.

Lexo më shumë »

Gocaa Bogoevska – Faleminderit që jeni mbështetja ime më e madhe

Si person me aftësi të kufizuara, nuk mund ta imagjinoja një ditë të vetme pa Sllavejin, veçanërisht pa miqtë e mi, Gjorgi Stanishevskin dhe Sasho Panovin. Ata janë mbështetja ime, gjithmonë pranë meje për të më ndihmuar dhe për të dhënë zgjidhjen më të mirë. Krahas profesionalizmit, buzëqeshja në fytyrën e tyre më jep paqe dhe qetësi, që jam në duart e duhura.

Lexo më shumë »

Jeta ime me skoliozë – Iva Apostolloska

Pasi u diagnostikova me skoliozë (30° fillestare) gjatë një ekzaminimi të rregullt sistematik në moshën 10-vjeçare, u bë pjesë e pandashme dhe kyç e jetës sime deri më sot. Kjo marrëdhënie e pandashme e jona, veçanërisht periudha e gjatë, e vazhdueshme dhe e mundimshme e trajtimit dhe e rehabilitimit, që fillimisht nënkuptonte veshjen e një gjipsi dhe më pas një korse 24/7, të kombinuar me terapi fizike – një proces 10-vjeçar, është një nga përvojat më transformuese dhe më të rëndësishme në biografinë time personale.

Lexo më shumë »

Prezantimi i Ottobock nga Gjermania

kanë ndihmuar njerëzit me shkallë të ndryshme të aftësisë së ndryshme fizike të fitojnë liri të re lëvizjeje dhe të shmangin ndërlikimet e mundshme. Edhe pas 100 vitesh ekzistencë, kompania vazhdon të investojë vazhdimisht në kërkime dhe zhvillim, në mënyrë që të përsosë teknologjitë që përmirësojnë cilësinë e jetës së përdoruesve të saj.

Lexo më shumë »

NË verë në Ohër, me shokun tonë, Petarin

Në fund të kësaj vere, në Ohër vizituam mikun tonë Petar Petrovskin dhe vendosëm të përcjellim pjesën më të rëndësishme të jetës së tij, sipas mendimit tonë. Ai është 31 vjeç dhe është bashkëshort dhe baba i një fëmije. 7 vite më parë ai u përfshi në një aksident trafiku, me ç’rast humbi këmbën e majtë.

Lexo më shumë »

70-vjetori i Goca & Sllavej

Muajin e kaluar, së bashku me “moshataren” tonë, Goricën, festuam 70-vjetorin e përbashkët në mënyrë modeste dhe me të gjitha masat e kujdesit. Gorica ose Gocja, siç e thërrasim të gjithë me përkëdhelje në SLLAVEJ, ka një vend të veçantë në zemrat tona, si dhe në zemrat e kujtdo që ka fatin ta njohë personalisht.

Lexo më shumë »

Славеј А.Д. на социјалните мрежи

Почитувани клиенти и посетители, Покрај веќе постоечката Facebook страница, Славеј АД од неодамна го прошири и интензивираше своето присуство и на други социјални мрежи. Доколку сте заинтересирани да нè следите, Ве молиме посетете ги следниве линкови со кликање на сликиве подолу:

Lexo më shumë »

Le të flasim për skoliozën me dr. Velika Labaçevskën

P: Fëmija im u diagnostikua me "skoliozë idiopatike adoleshente" - çfarë duhet të bëj?? O: Pasi të përcaktohet diagnoza që fëmija ka skoliozë, në varësi të shkallës së lakimit, ndërmerren këto masa: Nëse lakimi është 10-20 shkallë, terapia bëhet me ushtrime rreptësisht individuale dhe të përshtatura me numrin dhe llojin e lakimeve, ushtrime simetrike ose asimetrike;

Lexo më shumë »
Shopping Cart