Forca ime më e madhe është që jam ndryshe

Mençuria dhe intelekti janë pikat e saj të forta dhe dashuria e saj më e madhe janë librat dhe fjala e shkruar. Kur flet me Elena Tuntevskën, ke ndjenjën që po flet me një të rritur, i cili ka grumbulluar shumë përvojë duke ecur nëpër jetë. Por ajo është thjesht një vajzë e bukur, e cila me katërmbëdhjetë vitet e saj, magjeps me karizmin që ka.

Shikoni potencialet e mia, jo kufizimet e mia

Elena ka lindur me skoliozë dhe kifozë, gjendje për të cilat një karrige me rrota tani është makina e saj me të cilën ajo lëviz me guxim nëpër një botë të mbushur me barriera fizike dhe emocionale. Më të vështirat për të janë kufijtë nga mjedisi, të prodhuara nga stigmat dhe stereotipet.

“Problemi im më i madh është se njerëzit vazhdojnë të shpikin arsyet pse jam në karrige me rrota, për invlalidë. Gjëra që nuk janë të vërteta. Unë jam një rast shumë i rrallë dhe do të doja që ata të shohin potencialet e mia, jo kufizimet e mia. Do të doja që të gjithë të kuptojnë se sa më e lehtë do të ishte jeta jonë nëse nuk do ta shihnin si pengesë, aftësinë ndryshe. “ shpjegon Elena.

E emocionuar para ditëve të shkollës së mesme

Një vend të veçantë në jetën e saj kanë prindërit dhe motra e saj binjake Jana, me të cilët, nga shtatori do të hyjë në një kapitull të ri të jetës, si gjimnaziste.

Mezi pres të kaloj në vitet e shkollës së mesme. Jam e emocionuar dhe e lumtur për fillimet e reja.

Si çdo i ri, asaj i pëlqen të dëgjojë muzikë, të shoqërohet me bashkëmoshatarët, të ecë dhe të udhëtojë.

Shumë gjëra më bëjnë të lumtur. Më pëlqen liria, udhëtimet dhe hobi im i ri i thurjes, të cilin e kam mësuar vetë duke parë video në internet. E përdor çdo moment për ndonjë punë krijuese. Megjithatë, dëshira ime më e madhe është të shoh Nju-Jorkun, një qytet që për mendimin tim ka një fuqi të veçantë.

Për Elenën, fuqia më e madhe është të mbetemi ata që jemi dhe të mos ndryshojmë kurrë për të tjerët. Së fundi, ajo shton se nëse do të kishte një shkop magjik, do të ndryshonte mënyrën se si njerëzit e shohin njëri-tjetrin dhe do të ndryshonte mënyrën se si ata i shohin njerëzit me aftësi ndryshe.

„Të jesh i njëjtë me të tjerët është e zakonshme, të jesh e ndryshme është forcë."

Shopping Cart