Shtatë ushtrime efektive për përdoruesit e karrigeve me rrota, për invalidë

Stërvitja mund të jetë gjëja e fundit në mendjen tuaj për shkak të lëvizjes së kufizuar në një karrige me rrota, për invalidë. Por lajmi i mirë është se ju mund dhe duhet të stërviteni. Në vijim ju japim disa ushtrime që do t'ju ndihmojnë:

  • Përmirësimi i fushës së lëvizjes dhe tonifikimi i muskujve;
  • Më shumë forcë, qëndrueshmëri dhe fleksibilitet;
  • Ruajtja e një peshe normale të trupit;
  • Reduktimi i dhimbjes së kyçeve dhe të muskujve;
  • Parandalimi i lëndimeve.

    Me pak fjalë, stërvitja është një nga mënyrat më të mira për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm edhe në një karrige me rrota, për invalidë.

A JENI GATI?

Duke ngritur dorën

Si përdorues i karriges me rrota, për invalidë, ju përdorni duart tuaja gjatë gjithë kohës. Prandaj ju duhen ushtrime për të forcuar këtë pjesë të trupit. Ky ushtrim është i lehtë për t'u filluar, dhe për rezultate shtesë mund të përdorni edhe pesha:

  • Merrni një peshë të vogël ose shishe uji dhe mbajeni me duar, në gjoks;
  • Me peshën, ngrini ngadalë krahët lart;
  • Pastaj kthejini duart përsëri në gjoks;
  • Bëni 12-15 përsëritje;
  • Ndërsa përparoni me stërvitjen, përdorni më shumë peshë. Kini kujdes të mos përdorni më shumë peshë sesa kapaciteti juaj fizik. 

Lëvizjet anësore

Ky ushtrim do t'ju ndihmojë të forconi bazën e trupit.

  • Uluni drejt në karrigen tuaj me rrota, për invalidë;
  • Kthejeni trupin tuaj fillimisht majtas (ose djathtas nëse dëshironi);
  • Kthejeni trupin tuaj fillimisht majtas (ose djathtas nëse dëshironi);
  • Bëni 12-15 përsëritje.

Aeroplani

Ky ushtrim është si loja e fëmijëve, por është e shkëlqyer për forcimin e krahëve.  

  • Uluni drejt në karrigen tuaj me rrota, për invalidë. Sigurohuni që shpina juaj të jetë në një vijë të drejtë.
  • Zgjatni krahët anash.
  • Filloni të lëvizni duart ngadalë në një lëvizje rrethore. Mund të filloni me rrathë të vegjël dhe nëse duart tuaja lodhen lehtë, kaloni në rrathë më të mëdhenj.
  • Bëni 20 përsëritje. Së pari bëni lëvizje në drejtim të akrepave të orës, pastaj në të kundërt.

Biçikletë me krahë

Nëse jeni gati për ushtrime më të ndërlikuara, atëherë kjo që vijon është e përsosur për ju. Ky ushtrim është i shkëlqyeshëm për forcimin e muskujve të barkut.

  • Uluni me shpinën drejt.
  • Mblidhni pëllëmbët së bashku në gjoks, si në pozicionin "Namaste" në joga.
  • Parakrahët tuaj duhet të jenë paralel me dyshemenë.  
  • Kthejeni trupin në mënyrë që bërryli i djathtë të prekë gjurin tuaj të majtë.
  • Drejtohuni deri në pozicionin origjinal.
  • Kthehuni përsëri, por tani prekni gjurin e kundërt me bërrylin e kundërt.
  • Bëni 5-8 përsëritje.

Zgjatimi i gjoksit

Muskujt e shpinës dhe gjoksit janë të rëndësishëm për shtytjen. Prandaj, është e nevojshme t'i forconi ato, për të shmangur dëmtimet e mundshme.

  • Uluni drejt në karrigen tuaj me rrota;
  • Shpina nuk duhet të prekë pjesën e pasme të karriges;
  • Zgjatni krahët anash dhe tërhiqni shpatullat prapa;
  • Ngadalë shtyni gjoksin tuaj përpara dhe ndjeni se si zgjatohet;
  • Qëndroni në këtë pozicion për 5 deri në 10 sekonda;
  • Bëni 5 përsëritje.

Për të forcuar krahët, mund të përdorni edhe pedale ushtrimesh me t cilat do të forconi shpinën dhe shpatullat. Me këtë ushtrim, ju do të merrni kardio shtesë, pa dëmtuar kyçet dhe muskujt tuaj. Gjithçka që duhet të bëni është të uleni dhe të rrotulloheni për 10-20 minuta.  

Bëni zgjatje!

Zgjatimi mund të duket shumë i thjeshtë për t'u konsideruar si ushtrim. Por është shumë i rëndësishëm para dhe pasi të bëni çdo lloj ushtrimi me karrige me rrota, për invalidë. Në fakt, zgjatimi përmirëson lëvizshmërinë tuaj dhe ndihmon në përmirësimin e fleksibilitetit.

  • Lëvizni duart para-mbrapa.
  • Shkundni kyçin e dorës ose gishtat.
  • Zgjatni qafën para-mbrapa dhe majtas-djathtas;
  • Mos harroni të bëni lëvizje të buta kur shtriheni për të shmangur lëndimet.
Shopping Cart