Në moshën 22 vjeçare, si shofer kamioni, bëra një aksident trafiku dhe më është prerë menjëherë këmba e majtë, 11 cm në kofshë. U zgjova pas operacionit… tronditje.
Nuk mund ta besoja, mbledh veten dhe pajtohem me situatën e re në të cilën ndodhesha. Zemra do të më shpërthente, u përpoqa të qetësohesha dhe të mos mendoja për këtë, por ndjenjat e mia po më rëndoheshin. Lufta brenda meje ishte e madhe, kuptova që nuk mund të shkoja as në dritare për të kërcyer e për t’i marrë jetën vetes. Pas një lufte 24-orëshe me mendimet e mia, me veten time, vetëm një pyetje po kalonte në mendjen time - çfarë më pas?
Mu kujtua ish-fqiu im, i cili kishte protezë mbi gju dhe punonte automekanik në kushte që nuk kishte as mjete të mira, as kushte pune, e megjithatë punonte mirë.
Mendova, pse të mos përpiqem të tregoj aftësitë e mia njerëzore, pavarësisht situatës në të cilën ndodhesha. Rruga më e shkurtër ishte me fizioterapi dhe vendosjen e një proteze.
Që nga ajo ditë, mund të them se ferri i atëhershëm 24-orësh i jetës sime u kthye ngadalë në një jetë të denjë dhe normale.
Në Qendrën e Ortotikës dhe të Protetikës - Sllavej, më vendosën një protezë skeletore për mbi gju, me një shtrat druri. E pranova me sukses dhe u aftësova në gjendjen që ta përdor si pjesë të vetes. Tërë jetën time të punës e kam kaluar në Institutin e Mjekësisë Fizike dhe të Rehabilitim në Shkup si përgjegjës për mirëmbajtjen teknike dhe detyrat e punës i kam kryer plotësisht dhe pa të meta.
U martova për më pak se dy vjet dhe familja ime u rrit me dy vajza të bukura. Ndërkohë, në Sllavej, më është vënë një gju hidraulik nga Ottobock, i cili, sipas karakteristikave të tij, ka një lëvizje të ngjashme me gjurin natyral.
Që nga viti 1995 jam angazhuar aktivisht sportin e qitjes, ku përveç trofeve dhe medaljeve të shumta ndërkombëtare nga kampionate europiane dhe botërore, arrita në majat e sportit, duke fituar një medalje argjendi në Paraolimpiadën e Athinës në vitin 2004. Jam shpallur Sportisti i Vitit nga R. Maqedonia dhe kam dhjetëra merita të tjera sportive.
Sukseset e mia janë meritë e punonjësve të Sllavejit, të cilëve u jam pafundësisht mirënjohës që kanë qenë mbështetja ime më e madhe gjatë gjithë këtyre viteve. Ajo që dua të veçoj sidomos është përgjigjja e shpejtë, shërbimi në nivel të lartë, punimi cilësor dhe qëndrimi profesional. Këto karakteristika pozitive të kësaj kompanie mund të gjenden shumë rrallë diku tjetër dhe për këtë arsye do të mbeten zgjedhja ime e parë për gjithë jetën.
Në fund, dua t'u them vetëm një gjë të gjithëve që do të gjejnë veten në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm me timin: Për çdo gjë ka një zgjidhje, jeta është e bukur dhe ia vlen të jetohet! За сѐ постои решение, животот е убав и вреди да се живее!