++389 (0) 2 3217 633

Ortotika

Ortotika

Sipas Shoqërisë Ndërkombëtare të Ortozës dhe Protetikës – SHNOP (ISOP), ortoza paraqet cilëndo lloj aplikimi të ndihmesës së jashtme (mjet mekanik) që shfrytëzohen për të modifikuar veëori strukturore dhe funksionale të sistemit nervor dhe muskulor. Njëkohësisht, ruhet integriteti fizik i pjesës së trupit ku ortoza aplikohet, por humb funksioni i saj. Ortozat përdoren në faza të caktuara të shërimit, si mjet i përkohshëm ose si i përhershëm, nëse nuk mundet që të kryhet ndërhyrje kirurgjikale.

Ortozat prodhohen nga materiale të ndryshme, disa nga të cilat tradicionale, si metal, lëkurë, gomë, fashë, kurse në kohën më të re gjithnjë e më shumë shfrytëzohen materiale termpolastike në ndërthurje me metal, fibra karboni dhe materiale përbërëse, me çka ortozat janë bërë më të lehta, por edhe më të qondureshme, më higjienike, të ngjitura për trupin (më të pranueshme për nga pamja), si edhe më saktë të aplikueshme.

Sipas mënyrës së prodhimit, ortozaz ndahen në të prodhuara në fabrikë në mënyrë serike e me madhësi të ndryshme, si edhe ortoza të prodhuara individualisht nga ortotikët, sipas porosisë dhe sipas masës individuale dhe nevojës së pacientit.

Sipas funksionit, ortozat mund të ndahen në:

  • Ortoza për mbështetje;
  • Ortoza për korrigjim;
  • Ortoza funksionale;

Shpesh, për nga funksioni ortozat kanë veprim të ndërthurur dhe vështirë mund të reshtohen vetëm në njërën nga ndarjet e mësipërme.

Sipas literaturës anglosaksone dhe metodave të përcaktimit të emrave të ortozave, ortozat e gjymtyrëve të poshtme emërohen si më poshtë:

  • HO ortoza (Hip orthosis – ortoza për ije)
  • HKAFO ortoza (Hip-knee-ankle foot orthosis ose ortoza për ije, gju, kyç këmbe);
  • KAFO ortoza (gju – kyç këmbe);
  • KO (ortozë gjuri);
  • AFO (Ortozë për kyç këmbe);

Ortozat për gjymtyrët e sipërme:

  • SEWHO ortoza e shpatullës, bërrylit, kyçit të dorës dhe dorës;
  • EWHO ortoza për bërryl, kyç dore dhe dorë;
  • WHO ortoza për kyç dore dhe dorë;
  • HO ortoza për dorën;
  • FО ortoza për gisht;

 

Ortozat për shtyllën kurrizore:

– LSO ortoza (lumbale sakrale)

– ТO ortoza (torakale)

– ТLO ortoza (torakale-lumbale)

– TLSO ortoza (torakale-lumnbale-sakrale)

– CTLSO ortoza (cerviko-torakale-lumbale-sakrale)

– CO ortoza (cervik) për qafën

Sipas pjesës së trupit ku aplikohen ortozat, atëherë ndahen në:

  • Ortoza për gjymtyrët e poshtme
  • Ortoza për gjymtyrët e sipërme
  • Ortoza për shtyllën kurrizore
05/10/2017 Arsimi, Ortotika