++389 (0) 2 3217 633

Protetika e gjymtyrëve të sipërme

Protetika e gjymtyrëve të sipërme

Qëllimi i secilës zgjidhje protetike është sigurimi i funksionimit sa më të mirë dhe pajmes sa më natyrale të protezës. Në qendrën për ortotikë dhe protetikë Sllavej SHA Shkup prodhohen lloje të ndryshme protezash për gjymtyrët e sipërme. Me prodhimet tona përfshihen thuajse të gjitha treguesit dhe nivelet e amputimit.

Protezat për gjymtyrët e sipërme i ndajmë në tre grupe: estetike (kozmetike), Mekanike (punuese) dhe proteza mioelektrike.

 

Proteza estetike për gjymtyrët e sipërme

Protezat estetike ose kozmetike kanë funksion krejtësisht estetik. Për disa shfrytëzues, dizajni ka më shumë rëndësi, pamja natyrale, si edhe rëndësia rreth funksionalitetit të protezës. Në Sllavej i shfrytëzojmë përbërësit e Otto Bock për proteza. Protezat estetike përbëhen nga pjesa e brendshme (shtrati) e protezës, njësisë bërrylore (te amputimet e krahut), pëllëmbë artificiale (43 modele), dorezë të përshtatshme estetike (18 nuanca). Bojat dhe teksturat e dorezës janë mjaft të ngjashme me lëkurën e njeriut. Dorezar lëkurë pastër (skin clean) prodhohen nga një material në i ri PVC që është më i qëndrueshëm dhe lehtsisht i mirëmbajtur. Në dispozicion ka për fëmijë, burra e gra. Një risi posaçërisht do ta gëzojë grupin e fundit të shfrytëzuesve pasi që materiali i ri i dorezave estetike mundëson edhe përdorimin e ngjyrës për lustrimin e thonjve, si edhe heqje normale të bojës për t’u ndryshuar ngjyra.

 

Proteza mekanike (punuese) për gjymtyrë të sipërme

Pëllëmbat te protezat mekanike duhet t’i kënaqin kërkesat funksionale dhe estetike të shfrytëzuesit të protezës. Përbëhen nga varësja (mënyra e varjes së protezës), pjesa e brendshme (shtrati), kyçi i bërrylit, korniza e pëllëmbës dhe doreza kozmetike. Funksionimi i pëllëmbës varet nga mekanizmi i pëllëmbës. Vendoset në shfrytëzim përmes kontrollit të hapjes apo mbylljes së pëllëmbës.

Në vend të pëllëmbës mund të përdoren pjajisje shtesë pune për mbajtje të mjetit, ose pajisje shtesë për mbajtje të gjësendeve të vogla. Janë të përshtatshëm për punë fizike që kërkon shfrytëzimin e duarve. Pajisjet e punës hapen me ndihmën e varëses së protezës, kurse mbyllen me ndihmën e pjesëve tjera ose me përbërës tjerë elastik. Prodhohen nga një material i fortë, por i lehtë dhe mirëmbahen thjeshtë. Protezat mekanike janë proteza aktive. Për punë me proteza shfrytëzohet forca e trungut dhe rripi i supit.

 

MYO protezat për gjymtyrët e sipërme

Pëllëmba protetike për MYO protezat duhet që sa më me efikasitet ta kompenzojë funksionin e pëllëmbës njerëzore, ndërsa në anën tjetër të jetë sa më e lehtë, të harxhojë sa më pak energji, si edhe të jetë e pranueshme në aspekt të dukjes. MYO pëllëmbat kanë mbërthim apo kapje prej tre gishtave. Secila pëllëmbë përbëhet nga një mekanizëm që që e kontrollon mbërthimin apo kapjen, si edhe dorezën estetike që sipas ngjyrës dhe teksturës e pasqyron pamjen e dorës së shëndoshë. Një grup i veçantë janë pëllëmbat transkarpale për amputime të pjesërishme të pëllëmbës. Ekzistojnë më shumë lloje pëllëmbash dhe zgjedhja bëhet në bashkëpunim me protetistin.

08/08/2017 Protetika