++389 (0) 2 3217 633

Ortozat për gjymtyrët e sipërme

Ortozat për gjymtyrët e sipërme

Ortozat për esktremitetet e sipërme janë ndihmesa që shfrytëzohen jashtë, për të ripërtëritur ose përmirësuar veçoritë funksionale dhe strukturore të sistemit muskulo-skeletor dhe nervor. Ndërveprimi i kyçëve të esktremiteteve të sipërme te njerou siguron shkallë të lartë të lëvitshmërisë, si edhe kapje të pozicioneve të shumta dhe funksioneve të dorës.

 

Këto ortoza kanë përcaktim të saktë të prëdorimit sipas gjendjes patologjike për të cikën duhet t’i ndihmohet pacientit. Janë praktike pasi që në rast thyerjesh, lëndimesh të indit të butë, duhet të fillohet menjëherë me terapi fizikale, duke ulur kështu kohën e rehabilitimit, pengohet hipotrofia, kurse pacienti është i lëvizshëm dhe ka jetë më cilësore.

Në jetën e përditshme ndodhin lëndime që për fatin e keq lënë pasoja. Shpesh vendosim për aktivitet fizik pa parapërgatitje, që çon në lëndime të shpeshta sportive, dëmtime të muskujve dhe ligamenteve.

Që të ulet rreziku i lëndimeve dhe për mbrojtje më të madhe, Sllavej u del në ndihmë me ofertën e saj për ndihmesa ortopedike për gjymtyrët e sipërme. Këto ndihmesa mundësojnë trajtim të lëndimeve dhe plagëve pas operacionit, mbrojtje gjatë rehabilitimit, parandaluese në aktivitetet sportive. Ortozat për gjymtyrët e sipërme janë ndihmesa që stabilizojnë kyçet dhe mund të shfrytëzohen në të gjitha fazat e shërimit. Ortozat prodhohen nga materiale termoplastike dhe termoaktive, shumë të thjeshta për t’i rregulluar.

Ndarja e ortozave për gjymtyrët e sipërme:

Ortoza për kyçin e shpatullës (supit)

Kyçi i shpatullës është më i lëvizshmi në trupin tone që ka për detyrë ta përgatitë dorën për realizimin e funksioneve më të ndryshme dhe më të nevojshme në jetën e përditshme. Shpatulla e sëmurë mund të shkaktojë vështirësi në funksionimin, lëvizjen e kufizuar, bllokim, dobësim muskulor.

Ortozat janë të përgatitura për fiksimin dhe kontrollimin e kapacitetit të lëvizjes së shpatullës, për moslëvizshmëri, stabilitet, pengimin e përdredhjess së sërishme të shpatullës.

Përdoren për lëndimet sportive, përdredhje, lëndime pastraumatike, si edhe për parandalim. Prodhohen nga një material me cilësi të lartë që siguron trysni të vazhdueshme dhe mbështetje, e mbështet lëvizjen fiziologjike në kyç, e përmirëson qarkullimin dhe e shpejton shërimin.

Ortoza për kyçin e shpatullës (supit)

Ortoza për krahun

Ashti I krahut (llëra apo humerusi) është kocka e tretë më e madhe dhe më e forte në trupin tonë. Shtrihet nga kyçi i shpatullës deri te kyçi i bërrylit. Ky asht është shumë i rëndësishëm pasi që pa këtë kockë nuk do të mund ta dirigjojmë pjesën tjetër të krahut, e as ta shfrytëzojmë. Lëndimet më të shpeshta të kësaj kocke janë thyerjet nga etiologjia e ndryshme, sëmundjet reumatike, lëndimet sportive, etj.

Këto ortoza mundësojnë mbështetje, lehtësim, shërim dhe rehabilitim të pacientëve. Janë të rehatshme, të thjeshta për shfrytëzim dhe kontribuojnë për lëvizjen më të shpejtë të shfrytëzuesve.

Ortoza për krahun

Ortoza për kyçin e bërrylit

Kyçi i bërrylit është i ndërlikuar dhe përbëhet nga lidhja e tre eshtrave, llërës dhe dy eshtrave të parakrahut (radiusi, ulna). Gungëzat kockore të brendshme dhe të jashtme quhen epikondilë. Lëndimet më të shpeshta të bërrylit shfaqen gjatë përsëritjes më të speshtë të lëvizjeve te sportiest (teniserët), pastaj te disa profesione (shoferët, amviset), në raste të goditjeve të forta. Simtpomat janë të pakëndshme dhe me dhimbje, me kufizim të lëvizjeve që e rëndojnë funksionimin normal. Mund të ndodhin edhe fraktura, përdredhje, blana (lëndime), etj.

Ortozat për kyçin e bërrylit në masë të madhe e lehtësojnë dhembjen, e ulin tendosjen e muskujve, me trysni të caktuar e ulë tendosjen e tetivës.

Ortoza për kyçin e bërrylit

Ortozat për parakrahun

Parakrahu është pjesa e krahut nga bërryli e deri te dora, i përbërë nga dy kocka dhe një grupi të vogël muskujsh, mirëpo funskioni i tyre është i llojllojshëm. Përveç kësaj, ndërvepron me bërrylin, duke rregulluar lëvizjet e dorës, pastaj muskujt e kësaj pjese dirigjojnë lëvizjet lakuese, afruese, larguese, etj

Ortozat për parakrahun

Ortoza për kyçin e dorës dhe gishtave

Dora konsiderohet si pjesë e trupit që është më e shfrytëzueshme. Shfrytëzimi i vazhdueshëm mund të çojë në ngacmimin e indeve të but ate kyçi i dorës, te gishtat ose kyçi i gishtit të madh. Nga zgjedhja jonë do të gjeni ortoza për mbështetje, lehtësim dhe shërim të dëshiruar, pa penguar në kryyerjen e aktiviteteve të përditshme, pra të dizajnuara në atë mënyrë që ta bllokojnë lëvizjen e kyçit të dorës, pa kufizim të lëvizjes së gishtave.

Ortoza për kyçin e dorës dhe gishtave

Ortoza për gishtat

Dora ndahet në dy rajone: pëllëmba dhe gishtat. Pëllëmba më së shumti e mban ndërthurjen fizike, kurse gishtat tendencën mendore. Lëndimet më të shpeshta të gishtave ndodhin gjatë aktiviteteve sportive, kryesisht gjatë goditjeve të topit, gjatë rrëzimit. Gjatë këtyre fatkeqësive, mund të lëndohet tetiva, por në raste të rralla shfaqen edhe fraktura. Trajtimi mund të jetë kirurgjik dhe konservator. Te të gjitha lëndimet e mbyllura ku lëndohet tetiva ose pjesërisht e ndërprerë, zbatohet moslëvizshmëria e gishtave.

Ortoza për gishtat

05/10/2017 Arsimi, Ortotika