++389 (0) 2 3217 633

Ortoza për shtyllën kurrizore

Ortoza për shtyllën kurrizore

Shtylla kurrizore është faktori më i rëndësishëm për ruajtjen e drejtimit të trupit të njeriut. Ka dy veçori kryesore edhe atë mbështetje kundërgravitacionale dhe zhdërvjelltësi. Prandaj patjetër duhet t’i kushtojmë vëmendje të posaçme vetë shtyllës kurizore. Shumë shpesh shfaqen probleme me shtyllën kurrizore dhe shkaktojnë dhembje të madhe në pjesë tjera të trupit. Për t’u mbrojtur dhe për t’i ndihmuar në funksionin që ka, ekzistojnë një numër i madh ortozash.

Ortozat që shfrytëzohen me qëllim të ndryshimit të veçorive strukturore dhe funksionale të sistemit neuromuskulor dhe skeletor të shpinës. Vetë ortozat janë të përgatitura për të kontrolluar, kufituar apo moslëvizur, si edhe lëvizje e kufizuar në drejtim të caktuar. Kjo do të thotë se kemi lehtësime të lëvizjeve, korrigjim të formës dhe funksionimit të trupit, ecje të drejtë dhe stabilizim të shtyllës kurrizore.

Ortozat për kurrizin quhen ortoza spinale.

Qëllimet e përdorimit të ortozave spinale janë:

  • Pakësimin e dhembjes;
  • Shkarkim mekanik;
  • Korrigjim të shtrembërimit të kurrizit;
  • Moslëvizshmëri të kurrizit pas ndërhyrjes kirurgjikale;
  • Përkujtim kinestetik për shmagje të disa lëvizjeve të kurrizit.

Kohëzgjatja e përdorimit të ortozave përcaktohet individualisht. Në gjendje kur nuk është në dyshim stabiliteti i kurrizit këshillohet përdorim deri në gjendje kur i sëmuri mund ta durojë dhembjen dhe telashet tjera pa përdorimin e ortozës, e kur ortoza shfrytëzohet për stabilizim të kurrizit pas ndërhyrjes kirurgjikale ose frakturës së freskët, atëherë përdoret për të mundësuar ripërtëritje më të shpejtë të kockës dhe indeve të buta.

Ndarja e ortozave për kurrizin:

Ortoza për qafën

Dhembjet në qafë dhe supe ndodh me ngërç të muskujve që shkaktojnë ngurtësi të tyre dhe pengojnë lëvizjen normale të kyçeve. Shpesh kjo është pasojë e stresit të vazhdueshëm, mbajtja afatgjate e trupti në pozitë të keqe. Lëndimet sportive dhe të përhershme të qafës janë shumë të shpeshta, e njëkohësisht mund të jenë edhe ndryshime të përhershme degjenerative.

Prandaj në llojshmërinë tonë do të gjeni prodhime që mundësojnë shërim të dëshiruar të duhur dhe të rregullt të problemeve me pjesën qafore të shpinës. Mund të zgjedhet shkallë e duhur e mbështetjes. Dallohen me shkallë të lartë të rehatisë. Materialet e prodhimit janë këndshme për lëkurën, lehtësisht dhe të thjeshta për shfrytëzim. Ortozat kanë dizajn tërheqës dhe janë të disponueshme me madhësi dhe ngjyra të ndryshme.

Ortoza për qafën

Ortoza për shpinën

Ortozat për shpinën janë ndihmesa të jashtme të aplikueshme që shfrytëzohen për ndryshimin e veçorive strukturore dhe funksionale të sistemit neuromuskulor dhe skeletor të shpinës. Këto ortoza përdoren për kontrollë, kufizim ose moslëvizshmëri, kufizim të lëvizjes në drejtim të dëshiruar, lehtësim të përgjithshëm të lëvizjeve, korrigjim të formës dhe funksionit të trupit, ecje të drejtë dhe stabilizim të shtyllës kurrizore. Shumica e këtyre ortozave janë të ndërtuara në atë mënyrë që e kontrollojnë edhe pozicionin e legenit, që është shumë me rëndësi në statikën e kurrizit.

Për shërim efikas të dhembjeve dhe lëndimeve të kurrizit ka në dispocizion zgjedhje të gjërë ortozash, ku pjesa më e madhe e ofertës është prodhim i Sllavej, me qëllim të vendosjes së funksionimit normal të shtyllës kurrizore për jetë më të mirë.

Ortoza për shpinën

05/10/2017 Arsimi, Ortotika