Përshkrimi
- PARAMOBIL është vertikalizues veçoria kryesore e të cilit është shumëfunkisonimi.
- Në parim ky është vertikalizuesi i vetëm në treg që ndërthur tre funksione.
- Vertikalizuesi i jep mundësi pacientit që të qëndrojë drejtë në pozitë statike, të lëvizë në pozitë dinamike dhe t’i kryej uhstrimet për këmbët gjatë procesit të rehabilitimit.
- Mënyra statike e punës është e përkryer për fazën e hershme të rehabilitimit dhe në situata kur mosfunksionimi e përjashton mundësinë për lëvizje të pavarur.
- Qëllimi kryesor i këtij sistemi rregullash të funksionimit është që të përmirësojë proceset fiziologjike dhe ta përmirësojë furnizimin e trupit me oksigjen.
- Mënyra dinamike e funksionimit është shumë e shfrytëzueshme për kthimin ose përfitimin e aftësive të reja që lidhen me lëvizjen.
- Ndarësi i gjymtyrëve të poshtme e pengon kryqëzimin e këmbëve gjatë ecjes.
- Mënyra rehabilituese e funksionimit vepron shumë mirë si shtesë për terapi të ndërlikuar.
- Përmes llojshmërisë, pasirisë në pajisje dhe spektrit të gjërë të përshtatjes, ky vertikalizues mund t’i kënaqë pritshmëritë e pacientëve me nevoja të ndryshme dhe mosfunksionime.
- Vertikalizuesi mund të blihet si njësi e plotë me të gjitha funksionet ose në formatin që u përshtatet nevojave të shfrytëzuesit.