lifter11lifter11

7301AKLIFTER

Vertikalizues statik – LIFTER

Produkti mund të blihet pas vlerësimit paraprak dhe konsultimit me profesionistin e Sllavejit. Na shkruani për informata më të hollësishme. Do t’ju ndihmojmë me kënaqësi që të zgjidhni versionin e duhur.

214.022,00 ден

Бесплатна достава за нарачка над 3.000 денари

Рекламација во рок од 15 дена по купувањето од веб шоп-от.

Përshkrimi

  • Shtytësi elektrik me ndenjëse të integruar i mundëson pacientit shfrytëzim të pavarur me ndihmën e teledirigjuesit.
  • Motori i fuqishëm elektrik mund të durojë ngarkesë deri 120 kg.
  • Ka mundësi për pajisje shtesë me stabilizues për pjesën e sipërme të trupit që në mënyrë të përkryer nuk lejon lëvizjen kraharorit.
  • Ndenjësja shërben si mbështetje legeni që e mban pacientin në pozitë të drejtë dhe i jep siguri në vertikalizues.

Veçori teknike

  • Gjerësi: 66 sm
  • Gjatësi: 105 sm
  • Lartësi: 110 sm
  • Peshë: 43 kg

Treguesit mjekësorë

  • Paralizë trunore, forma dhe tipe të ndryshme;
  • Meningocelë;
  • Sëmjndje muskulore me dobësim dhe paralizë (distrofi, myasthenia gravis, myositis);
  • Sëmundje gjenetike;
  • Sëmundje degjenerative dhe nervore;
  • Lëndime në tru dhe shtyllën kurrizore me paralizë dhe dobësim të gjymtyrëve të poshtme, prishje të baraspeshës dhe motorikës me etiologji të ndryshme;
  • Pas lëndimeve të kokës dhe shtyllës kurrizore me paralizë dhe parezë.

Pajisje standarde

  • Me telekomandë.
  • Doreza.
  • Motor elektrik.
  • Mbështetëse këmbësh me stabilizues.
  • Tryezë.
  • Mbështetëse gjuri që përshtatet.
  • Aku-bateri me kontrollues.
  • Kornizë me rrota dhe me frerë.
  • Produktet e ngjajshme
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.