Korse miluoki (Ortozë cerviko-torako-lumbo-sakrale ose CTLSO), është një ortozë shpinore korrigjuese aktive për shtyllën kurrizore që përdoret zakonisht në trajtimin e lakimeve të shtyllës kurrizore te fëmijët;
Ortoza zakonisht përshkruhet për fëmijët me çrregullime posturale, të cilët nuk kanë mbaruar rritjen e tyre ose që janë në një periudhë rritjeje të shpejtë;
Nuk përdoret për të rriturit ose adoleshentët që tashmë kanë mbaruar rritjen, pasi nuk do të ketë efekt;
Për shkak të efektivitetit dhe pranueshmërisë relative të ortozave të sotme më moderne, ortoza Miluoi përdoret më rrallë;
Megjithatë, rekomandohet ende për trajtimin e deformimeve më të larta në shpinën torakale ose cervikale.;
Ortoza bëhet sipas masës individuale të përdoruesit;
Përbëhet prej një unaze qafe që vendoset nën nofull dhe dy vatave okcipetale në pjesën e pasme të kokës për të shmangur trysninë e lartë në zonën e qafës, rrip legeni plastik, shina alumini përpara dhe mbrapa dhe jastëkë torakalë lëkure;
Për të arritur efekt gjatë trajtimit, rekomandohet mbajtje 23-orëshe në ditë;
Është i nevojshëm kontrolli i rregullt nga mjeku.
Prodhime të ngjashme
Aparat për mbi gju, me kyç në ijë dhe kyç në gju, me yzengji të ngjitur për këpuce
Rrip për herni kërthize (umbikale) te bebet
Rrip për herni parastomale
Aparat plastik për mbi gju me kyç për gju dhe këmbë (individualisht), i lidhur me korse për kifozë ose skoliozë – lloj plastik TLSO (individualisht)
Produkti
Jelek Miluoki
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.