Trajtimi efikas i dëshmuar i skoliosës

Te skolioza, eshtrat e kurrizit zhvendosen dhe rrotullohen, duke shkaktuar shtrembërimin e tij. Diagnostikohet më së shpeshti gjatë viteve të paraadoleshencës dhe të adoleshencës (11-16), periudhës së rritjes. Termi klinik prë skoliozën e kësaj moshe është “skoliozë idiopatike adoleshente”. Fjala “idiopatike” do të thotë që nuk dihet shkaku. Shfaqet te 5% e adoleshentëve dhe më shpesh te vajzat sesa te djemtë.

Si diagnostikohet skolioza?

Skolioza idiopatike shfaqet zakonisht te fëmijët e shëndetshëm gjatë periudhës së rritjes dhe të zhvillimit të shpejtë. Diagnoza më së shpeshti përcaktohet nga ortopedi ose fiziatri të cilët vendosin për mënyrën e mëtejme të shërimit

Cilat janë shenjat e skoliozës?

Lakesat e skoliozës shpesh shkaktojnë ndryshime në trupin e fëmijës, gjendje që nuk dhemb. Koka mund të zhvendoset në njërën anë të trupit, njëri sup mund të duket më lartë nga tjetri dhe zakonisht vërehet shtrembërim në gjysmën e njërës anë.

Si shërohet skolioza?

Ekzistojnë tri trajtime të dëshmuara për skoliozën, varësisht nivelit të shtrembërimit: ndjekje, korse, terapi fizikale dhe operim.

Si funksionon korseja për skoliozë?

Korseja për skoliozën bën trysni mbi pjesë të caktuara për të drejtuar kurrizin. Qëllimi parësor i korsesë është që të ndalohet përparimi i shtrembërimit dhe të përmirësohet. Pra, nëse fëmija fillon me shtrembërim prej 20 shkallë, qëllimi është që ndalohet përparimi në 20 shkallë dhe të zvogëlohet shtrembërimi.

Çfarë e dallon Qendrën e Ortotikës dhe të Protetikës “Slavej” në trajtimin e skoliozës?

Në Qendrën e Ortotikës dhe të Prototikës “Slavej” për çdo vjet përpunohen më shumë se 700 korse për skoliozë. Përpunimin e bën një ekip i licencuar i ortotistëve që kanë përvojë shumëvjeçare në përpunimin e kësaj korseje. Procesi është individual, digjital dhe në përputhje me standardet e fuqishme ndërkombëtare për përpunim korseje:

  • Matja digjitale e masave me ndihmën e skanerit;
  • Në bazë të matjeve digjitale, korseja përpunohet me saktësi me aparaturën bashkëkohore CAD-CAMВ;
  • Provohet në pacient dhe bëhen përmirësimet përfundimtare.

Këshillë për prindërit

Gjatë procesit të shërimit duhet të jeni të durueshëm dhe t’i motivoni fëmijët. Hulumtimet e reja tregojnë që në 70-80% të fëmijëve që mbajnë korse, kanë përparim të zvogëluar të skoliozës, krahasuar me fëmijët që nuk mbajnë korse gjatë trajtimit.

Për më shumë informata, paraqituni në tel: 00 389 71 325 147 ose na kontaktoni në postën-e: marketing@slavej.mk

Shopping Cart