Amputimi i shpatullës

Amputimi i shpatullës (dezartikulimi i shpatullave) është një amputim i rrallë dhe shkaqet më të zakonshme janë: operacioni për heqjen e kancerit ose infeksionit dhe traumës. Ky lloj amputimi është kompleks dhe përfshin heqjen e parakrahut, llërës (humerusit)  dhe klavikulës. Është shumë e rëndësishme, sa më shpejt që të jetë e mundur pas operacionit, të filloni të mendoni se cilat janë nevojat e juaja pas amputimit. Kjo do të ndihmojë ekipin tuaj të përcaktojë planin më të mirë të trajtimit dhe t’ju ndihmojë të arrini pritshmëritë e juaja.

Përzgjedhja e protetistit dhe e protezës

Nëse besoni se një protezë është zgjidhja e duhur për ju, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të zgjidhni një protetist me përvojë të gjymtyrëve të sipërme. Ekipi ynë i protetistëve do të vlerësojë gjendjen tuaj dhe do t’ju ofrojë zgjidhjen më të mirë.

Bisedoni me protetistin tuaj se cilat janë zgjidhjet e juaja, pasi ka shumë zgjidhje protetike të menduara për nevoja të ndryshme funksionale. Në varësi të nevojave që keni, protetisti do t’ju rekomandojë një nga disa llojet e protezave të gjymtyrëve të sipërme.

Duke qenë se protezat e gjymtyrëve të sipërme përbëhen nga disa pjesë, çdo gjë duhet të funksionojë në mënyrë të përsosur. Procesi kërkon kohë, prandaj jini të durueshëm dhe kërkoni mbështetje kur të keni nevojë. Në çdo hap të procesit, protetisti do të jetë me ju, së bashku me mjekët, fizioterapistët, familjen dhe miqtë e juaj.

 

Закажете бесплатна консултција

Закажи

Гоца Богоевска

Благодарам, е мал збор за да се опише професионалноста и пред се човечноста на сите вработени во Славеј.

Повеќе

Зоран Јовановски

Имам модерна, активна и лесна количка со која многу ми е полесно да се движам и можам многу повеќе да направам.

Повеќе

Тања Јордева

Благодарение на Марија и Славеј јас го живеам животот во полн здив.

Повеќе
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.