głównegłówne

3106AKH

Karrocë me rrota për invalidë me paralizë cerebrale – HARMONY™

Profesionisti i Sllavejit merr masat e fëmijës dhe përcakton madhësinë e karriges. Na shkruani për informata më të hollësishme. Do t’ju ndihmojmë me kënaqësi për të përzgjedhur versionin e përshtatshëm për fëmijën.

78.518,00 ден

Participim: 0%

Shtesë pagese: 44.171 den.

Бесплатна достава за нарачка над 3.000 денари

Рекламација во рок од 15 дена по купувањето од веб шоп-от.

*Fëmijët deri 18 vjeç janë të liruar nga participimi

Përshkrimi

  • HARMONY™ është karrocë e menduar për fëmijë me mosfunksionime muskulo-skeletore;
  • Ka dizajn modern dhe përmban veçoritë më të rëndësishme të një karroce terapeutike invaliditeti;
  • Karroca është e sigurt, stabile dhe njëkohësisht shumë e rehatshme;
  • Shpinëza përshtatet sipas gjatësisë; ulësja mbështetet për këmbët që përshtaten sipas lartësisë së fëmijës;
  • Jastëkët në kokë, së bashku me jastëkët në kafaz dhe në bel, mbështesin trupin e përdoruesit, duke ofruar stabilitet anësor;
  • Ulëse e rehatshme me shumë funksione q ka mundësi të kthehet para-prapa. Kjo i jep fëmijës mundësi të qëndrojë i kthyer para, duke vështruar njëkohësisht mjedisin, ose i kthyer prapa, duke pasur komunikim me kujdestarin;
  • Ka mundësi për përshtatje të këndit të pjerrësisë të tërë ulëses;
  • Ka mundësi të zgjedhjes së dy mënyrave të lëvizjes: qytet, për ngasje në rrugë të rrafshët, si dhe komod, për ngasje në terren të vështirë dhe të parrafshët;
  • Rrotat e përparme të rrotullueshme mund të kyçen, që ndihmon më tej në manovrimin e karrocës në zgëqe (hapësira të ngushta);
  • Në dispozicion në madhësi universale;
  • E menduar edhe për përdoruesit më të rinj, me lartësi deri 120 cm.

Veçori teknike

  • Gjatësia e përgjithshme: 98 sm
  • Gjerërisa e ulëses: 34 sm
  • Thellësia e ulëses: 35 sm
  • Gjerësia e përgjithshme: 61 sm
  • Lartësi e përgjithshme: 118 sm
  • Lartësia e shpinëzës: 60 sm
  • Pesha e karriges me rrota: 21 kg
  • Pesha e përdoruesit: 40 kg

Treguesit mjekësor

  • Paraliza cerebrale e fëmijëve – forma të ndryshme;
  • Meningomielocela;
  • Lëndime të trurit dhe të palcës kurrizore;
  • Sëmundje muskulore që lidhen me parezën dhe paralizën;
  • Çrregullime gjenetike që lidhen me parezën;
  • Sëmundje të tjera që lidhen me parezën, paralizën dhe lëndimet e sistemit lokomotor;
  • Pas një dëmtimi traumatik të trurit, shtylla kurrizore me dëmtim të palcës kurrizore dhe të gjymtyrëve të poshtme.

Treguesit mjekësor sipas FSShRMV

  • G80(G80.0-G80.9) Paralizë trunore fëmijërore

Përshkruan

E drejta për karrige me rrota përcaktohet në bazë të një vërtetimi të shkruar nga dy mjekë specialistë, njëri prej të cilëve është i specializuar në fiziatri ose ortopedi, tjetri me specialitet në fiziatri, ortopedi, neurologji, neuropsikiatri ose kirurgji dhe vërtetohet me mendim për gjetjet të komisionit mjekësor të Fondit.

FSShRMV e drejta e mjetit ndihmës

  • Deri 7 vjet, për 36 muaj
  • Mbi 7 vjet, për 36 muaj
  • 18-65 vjet, për 60 muaj
  • Mbi 64 vjet, për 60 muaj
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.