2303SL
Aparat për nën gju me kufizim të fleksimit plantar dhe dorsal dhe kyç këmbe me lidhëse këpuce
FSSHRMV 2303
Përshkrimi
- Ortozë mekanike që bëhet sipas përmasave individuale, nga shinat metalike të vendosura në anët e jashtme dhe të brendshme të ortozës;
- Lidhja me këpucën bëhet me një yzengji metalike që ngjitet për taken e këpucës dhe që merr rolin e kyçit të këmbës;
- E mbështjellë me shajak dhe lëkurë natyrale që të jetë më e rehatshme;
- Ndihmon në rastet e shputës së rënë pa pasur parasysh shkaqet;
- Varësisht nga pesha dhe aktiviteti i përdoruesit, shinat metalike mund të jenë prej çeliku ose aliazhi alumini, gjë që e bën ortozën më të lehtë;
- Përdorimi i këpucëve ortopedike të lidhur për ortoze është i nevojshëm.
Treguesit mjekësor sipas FSShRMV
- B91 Pasojat e poliomielitit;
- G11.1 Ataksi trunore me fillim të hershme;
- G12(G12.0-G12.9) Atrofi spinale muskulore dhe sindrome të ngjashme;
- G57.2 Dëmtim të nervit të çapokut;
- G57.3 Dëmtim të nervit lateral popliteal (paralizë e nervit peroneus);
- G57.6 Dëmtim të nervit plantar;
- G35 Skleroza e shumfishtë (multiplex);
- G60(G60.0-G60.8) Neuropati e trashëguar idiopatike;
- G61(G61.0-G61.9) Polineuropati ndezëse;
- G71(G71.0-G71.9) Sëmudje kryesore muskulore;
- G80(G80.0-G80.9) Paralizë trunore fëmijërore;
- G81(G81.0-G81.9) Hemiplegjia;
- G82(G82.0-G82.5) Paraplegjia dhe tetraplegjia;
- I69(I69.0-I69.8) Pasojat e sëmundjes cerebrovaskulare;
- M76.4 Bursit tibial kolatera (Pelegrini Stieda);
- M76.6 Tendinit i Akilit;
- S86.0 Lëndim të tetivës së akilit;
- S93.0 Përdredhje e kyçit të këmbës;
- S93.6 Ndrydhje dhe tendosje e pjesëve tjera të papërcaktuara të shputës;
- Т93.4 Sekuela nga lëndime të nervit në gjymtyrën e poshtme;
-Gjendje të paralizës së shputës nga natyra e ndryshme.
Përshkruan
- Udhëzimin për këtë ndihmesë ortopedike mund ta merrni nga Ortopedi ose Fiziatri
FSShRMV е drejta e mjetit ndihmës
- Deri 7 vjet, për 12 muaj
- Mbi 7 vjet, për 14 muaj
- 18-65 vjet, për 24 muaj
- Mbi 64 vjet, për 36 muaj