POLITIKA E PRIVATËSISË

Kjo politikë e privatësisë përmban sqarime për përpunimin e të dhënave personale gjatë vizitës dhe/ose përdorimit të shërbimeve të internetit në dispozicion në faqen tonë të internetit www.slavej.mk

QËLLIMET DHE MËNYRA E PËRPUNIMIT

Lëndë e përpunimit janë të dhënat për vizitorët e faqes së internetit www.slavej.mk dhe blerësit e produkteve nëpërmjet kësaj faqeje të internetit (në tekstin e mëtejmë “përdoruesit”).

Për realizimin e suksesshëm të porosive, duhet patjetër të përpunohen të dhënat për emrin dhe mbiemrin e porositësit, adresën e dërgimit, adresën e-mail dhe numrin e telefonit. Me ndihmën e të dhënave të përmendura mund të dërgojmë produktet e dëshiruara, si dhe t’i informojmë blerësit për statusin aktual të porosisë. Në emër të kompanisë Qendra e Ortotikës dhe e Protetikës Sllavej ShA Shkup, marrim përsipër të mbrojmë privatësinë e të gjithë blerësve tanë. Ne mbledhim vetëm të dhënat bazë të përmendura më sipër të atyre që blejnë prej nesh (përdoruesit), të dhëna që janë të domosdoshme për të përpunuar porositë dhe për të informuar përdoruesit në përputhje me praktikat e mira të afarizmit dhe për të ofruar shërbim cilësor. Në rastin e kthimit ose ndërrimit të produkteve, ne përpunojmë të dhënat që janë të domosdoshme për përpunimin e kërkesës së atij që blen. Të gjitha të dhënat e blerësve/përdoruesve ruhen me kujdes që të mos humbin, shkatërrohen, falsifikohen ose të jenë në dispozicion në mënyrë të paautorizuar. Punonjësit e Sllavej ShA Shkup janë të detyruar të respektojnë fshehtësinë e të dhënave tuaja dhe të zbatojnë masat për mbrojtjen e tyre.

Përveç të dhënave të mësipërme, mbledhim, analizojmë dhe përpunojmë të dhëna për produktet që përdoruesit tanë i kërkojnë dhe i blejnë, si dhe faqet që vizitojnë. Ne i përdorim të dhënat e marra për të përmirësuar ofertën dhe pamjen e faqes sonë të internetit dhe për t’u ofruar vizitorëve përdorim të thjeshtë dhe blerje të sigurta dhe të lehta.

Të dhënat personale përpunohen me përgjegjësi dhe transparencë, në përputhje me rregulloret në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, në masën e nevojshme dhe të mjaftueshme vetëm dhe vetëm për të arritur qëllimet e përpunimit të të dhënave personale.

Gjatë përpunimit të të dhënave personale, merren masat e nevojshme teknike dhe organizative për të siguruar nivelin e përshtatshëm të sigurisë të të dhënave personale, përfshirë mbrojtjen nga përpunimi i paautorizuar ose i paligjshëm, si dhe humbja, shkatërrimi ose dëmtimi aksidental i tyre.

Të dhënat personale që përpunohen nuk ndahen me palë të treta, përveç kur ekziston një detyrim ligjor dhe bazë ligjore për këtë, vetën në përputhje me mënyrat dhe procedurat e me rregulloret në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Po ashtu, kur subjektet e autorizuara angazhohen për të ofruar shërbime postare për të dërguar produktet e porositura te blerësi, edhe ata, si përpunues, janë të detyruar të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale që duhet të përpunohen gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve të tyre.

Faqja e internetit www.slavej.mk nuk është e menduar për persona nën moshën 14 vjeçare. Sllavej ShA Shkup nuk synon të mbledhë dhe të përpunojë të dhëna personale të personave nën moshën 14 vjeç. Në rast se një person nën moshën 14 vjeç ka paraqitur të dhënat e tij personale pa pëlqimin e prindërve dhe/ose kujdestarëve të tij, duhet të na njoftoni menjëherë nëpërmjet kontaktit të shënuar më poshtë.

Faqja e internetit www.slavej.mk përdor  biskota (cookies) për të ndihmuar përdoruesit të personalizojnë përdorimin e internetit sipas nevojave të tyre. Çdo biskotë është një skedar teksti që vendoset në harddiskun e kompjuterit të përdoruesit nga serveri i rrjetit. Biskotat nuk mund të përdoren për të nisur një program ose për të transferuar një virus në kompjuterin e përdoruesit. Ato u shpërndahen vetëm përdoruesve dhe mund të lexohen nga serveri i internetit në domenin që jua ka dërguar. Një nga qëllimet kryesore të biskotave është t’ju ofrojnë komoditete që do t’ju kursejnë kohë. Për më tepër hollësi për Politikat e biskotave mund t’i lexoni në këtë vjegëz.

Të dhënat personale të përpunuara nëpërmjet faqes së internetit www.slavej.mk mund të përdoren për marketing të drejtpërdrejtë vetëm me pëlqimin e personave të cilëve u përpunohen të dhënat. Ne u ofrojmë përdoruesve mundësi zgjedhjeje, duke përfshirë mundësinë për të tërhequr kurdoherë të pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tyre personale për marketing të drejtpërdrejtë. Për më tepër hollësi për Politikat e përdorimit të të dhënave personale për marketing të drejtpërdrejtë mund t’i lexoni në këtë vjegëz.

Të dhënat personale të paraqitura nëpërmjet faqes së internetit ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat përpunohen të dhënat personale, me ç’rast zbatohen këto afate:

– Të dhënat që jepen për realizimin e porosive dhe pagesave ruhen deri në përfundimin e procedurave administrative dhe të kontabilitetit, ndërsa të dhënat e urdhërpagesave ruhen për 10 vjet nga data e lëshimit të faturës;

– Të dhënat që jepen në lidhje me procedurat e kthimit ose të ndërrimit të produkteve ruhen deri në skadimin e afateve ligjore për reklamacion dhe ndërrim;

– Të dhënat që jepen gjatë regjistrimit, hyrjes në sistem, si dhe për qëllime marketingu ruhen derisa të tërhiqet pëlqimi, d.m.th. derisa të zbatohet një kërkesë për fshirjen e të dhënave;

TË DREJTAT E PËRDORUESVE

Përdoruesit kanë të drejtë të informohen në lidhje me përpunimin e të dhënave të tyre personale, si dhe të drejtën për të kërkuar qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave personale, kufizim të përpunimit të të dhënave të tyre personale ose për të paraqitur rekurs.

Përdoruesit kanë të drejtë të tërheqin kurdoherë pëlqimin e tyre për përpunimin e të dhënave të tyre personale.

PËLQIMI DHE NDRYSHIMI I KUSHTEVE

Përdorimi i shërbimeve tona nënkupton pëlqim nga përdoruesi me kushtet e përcaktuara të përdorimit. Ne zotohemi t’i përmbahemi çdo gjëje të deklaruar më sipër, dhe të gjitha ndryshimet në kushte hyjnë në fuqi vetëm pas botimit në këtë faqe interneti.

KONTAKTI

Të gjitha pyetjet dhe kërkesat në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nëpërmjet faqes së internetit www.slavej.mk dhe në lidhje me këtë Politikë privatësie, përdoruesit mund t’i drejtojnë te përgjegjësja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Biljana Koçoska Dukoska në kontaktin e mëposhtëm:

 

 

 

 

 

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.