Gjatë shtatzënisë, trupi i një gruaje ndryshon në shumë mënyra – gratë shtojnë peshë, shfaqen ënjtje në disa pjesë të trupit, neveri, rritje të nevojës për të urinuar, ndjenjë të lodhjes, rraskapitje etj. E gjithë kjo është pasojë e ndryshimeve të shumta hormonale, fizike dhe emocionale. Një nga problemet e shpeshta është dhimbja në bel, e cila mund të shfaqet edhe në fillim të shtatzënisë. Është vlerësuar se 60-70% e grave shtatzëna përjetojnë dhimbje shpine gjatë shtatzënisë.
Cilat gra shtatzëna janë në rrezik për të pasur dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës?
Gratë që më parë kanë pasur një lloj dhimbjeje në bel, kanë rrezik që të ndodhë gjatë shtatzënisë. Në rrezik janë edhe gratë me peshë të shtuar trupore, ato që qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë, si dhe gratë që kanë tendosje më të madhe fizike në punë.
- Dhimbja shfaqet me intensitet të ndryshëm që fillon ose përkeqësohet gjatë uljes, qëndrimit në këmbë, ecjes, ngritjes së sendeve, marrëdhënieve seksuale, përkuljes ose rrotullimit të trupit;
- Problemet me gjumin ndodhin si pasojë e dhimbjes dhe gratë shtatzëna kanë vështirësi në gjetjen e një pozicioni të rehatshëm të trupit.
- Ndodh ulje e lëvizshmërisë së pjesës së poshtme të shpinës (shpinës lumbale).
- Ndryshimet në ekuilibër dhe ecje.
Ka disa mënyra që mund të ndihmojnë me dhimbjet mesatare të shpinës:
- Këpucët: Për të zbutur dhimbjen e këmbës dhe të belit, këpucët duhet të jenë të rehatshme dhe mjaft të gjera.
- Gjumi: Rekomandohet të flini anash me një jastëk midis këmbëve për të mbajtur shtyllën kurrizore në një pozicion neutral dhe për të ulur trysninë mbi të.
- Ushtrime: Muskujt e shpinës mbështesin shtyllën kurrizore, ndaj është e rëndësishme që ata të jenë të fortë dhe aktivë. Me konsultë paraprake me mjekun rekomandohet një aktivitet fizik mesatar për të forcuar muskujt e shpinës.
- Pozicioni i trupit kur jeni ulur: Kur jeni ulur, legeni duhet të jetë pak mbi nivelin e gjurit. Ju gjithashtu mund të vendosni një jastëk beli për t’ju mbështetur kur jeni ulur. Rekomandohet të ngriheni dhe të ecni pas çdo 40 minuta që keni qëndruar ulur.
Rripi i belit për gratë shtatzëna i jep mbështetje shtesë shpinës dhe barkut. Në pjesën e pasme ka fishbajnë metalikë që ulin trysninë në bel dhe çlodhin muskujt dhe shtyllën kurrizore. Pas lindjes, mund të përdoret për të mbështetur stomakun, për të parandaluar rënien dhe deformimin e tij. Përparësitë e rripit të shtatzënisë janë:
E rëndësishme: Nëse dhimbja është e fortë, këshillohuni menjëherë me një mjek.