Produkti që është porositur online dhe është dorëzuar nga shërbimi i korrierit duhet të kontrollohet menjëherë pas marrjes dhe nëse ka dëmtime të dukshme, siç janë pjesët e grisura ose duket shuk, raportojeni menjëherë në qendrën e kontaktit në postën elektronike online@slavej.mk ose në telefon në numrin 075 385 221.
Për të proceduar reklamacionin duhet të na shkruani këto të dhëna në postën elektronike:
– Numrin e porosisë.
– Shifrën dhe madhësinë e produktit për të cilin parashtrohet reklamacioni.
– Përshkrimin e problemit që qeni dhe foto të produktit të dëmtuar.
Reklamacioni pa të dhënat e nevojshme konsiderohet i paplotë.
Raportimi i një produkti të dëmtuar duhet të bëhet brenda 24 orëve nga pranimi i dërgesës. Produkti duhet të mos jetë i dëmtuar, i larë, i veshur dhe të jetë në paketimin origjinal, me etiketën, deklaracionin, kutinë dhe faturën.
Reklamacionet bëhen vetëm online dhe nuk është i mundur reklamacioni fizik në dyqanet tona për produktet e porositura online.
Pas pranimit të kërkesës për reklamacion, agjentët e mbështetjes së blerësve të Sllavej ShA Shkup njoftojnë shërbimin e korrierit që të tërheqin nga adresa juaj produktin për të cilin dëshironi të parashtroni reklamacion dhe ta kthejnë në dyqan.
Kur produkti të mbërrijë në dyqan, do të vërtetohet nëse bëhet fjalë për dëmtime fizike ose mekanike, e pastaj dërgohet produkti tjetër ose kthehen paratë. Nëse vërtetohet se produkti është i dëmtuar me faj të blerësit, do të refuzohet reklamacioni dhe produkti do t’i kthehet blerësit me shpenzimet e veta.
Reklamacioni realizohet brenda 15 ditëve nga pranimi i porosisë, vetëm nëse produkti nuk është përdorur, nuk është larë dhe nëse paketimi nuk është i dëmtuar. Nëse produkti nuk kthehet në paketimin origjinal, reklamacioni nuk do të miratohet.
Pa komunikim të mëparshëm dhe ujdi me agjentët e mbështetjes së blerësve, nëpërmjet njërit prej telefonave të kontaktit ose postës elektronike që është shënuar më lartë, nuk mund që të bëni reklamacion me nismë vetjake në objektet e shitjes me pakicë të produktit të porositur.
Procedura e plotë për ndërrimin e produktit ose kthimin e parave për shkak të reklamacionit mund të zgjasë 15 deri 30 ditë.
AFATI I REKLAMACIONIT
Blerësi duhet të fillojë procedurën e reklamacionit për produktin brenda 24 orësh pas pranimit të produktit të dëmtuar. Më pas, afati për ndërrimin ose kthimin e parave për produktin e dëmtuar është 15 deri në 30 ditë nga momenti i parashtrimit të kërkesës nga blerësi, pas pranimit të produktit.
SHPENZIMET E DËRGIMIT
Në rast se produkti që e keni pranuar është gabim ose i dëmtuar, shpenzimet e marrjes dhe të kthimit të produktit në dyqan i heq Sllavej ShA Shkup.
KTHIMI I PARAVE
Nëse vendosni të kërkoni kthimin e parave në vend që të ndërrimit të produktit, Sllavej ShA Shkup është e detyruar ta bëjë kthimin e parave vetëm nëpërmjet llogarisë së transaksionit të blerësit. E gjithë procedura e kthimit të parave mund të zgjasë 15 deri 30 ditë.
VËREJTJE:
Me vërtetimin e porosisë, duke trysur sustën VËRTETO POROSINË, pajtoheni me kushtet e reklamacionit.