Këpucët ortopedike për fëmijët janë të thella dhe të forta, zakonisht për të korrigjuar nyellin e dobët të këmbës dhe thembrën. Rekomandohet për trajtimin e deformiteteve në shputë dhe për parandalimin e deformiteteve sekondare të gjunjëve të fëmijëve (këmbët “Х” ose “О”), ijëve dhe kurrizit.
Rekomandohen për fëmijë me këto deformitete:
- Taban të lëshuar të shputave (shputë e rrafshët),
- Pronaci (ecja duke mbetur këmba brenda),
- Supinaci (ecja duke mbetur këmba jashtë) dhe deformitete të tjera të shputës.
Këpucët ortopedike për fëmijë përpunohen individualisht, pra sipas porosisë, në bazë të diagnozës ose të kontrollit nga një profesionist. Fëmijës i merren masat e shputës dhe i prodhohet këpuca sipas këtyre masave.
Në Sllavej këpucët përpunohen me dorë dhe me materiale natyrore.