Si t’i shprehni mirënjohjen dikujt që ka bërë kaq shumë për ju, kujdeset dhe që bën gjithçka për t’ju dhënë një jetë cilësore?
‘Faleminderit’ është një fjalë e vogël për të përshkruar profesionalizmin, sakrificën dhe mbi të gjitha humanizmin e të gjithë punonjësve në Qendrën e Ortotikës dhe të Protetikës, Sllavej.

Si person me aftësi të kufizuara, nuk mund ta imagjinoja një ditë të vetme pa Sllavejin, veçanërisht pa miqtë e mi, Gjorgi Stanishevskin dhe Sasho Panovin. Ata janë mbështetja ime, gjithmonë pranë meje për të më ndihmuar dhe për të dhënë zgjidhjen më të mirë. Krahas profesionalizmit, buzëqeshja në fytyrën e tyre më jep paqe dhe qetësi, që jam në duart e duhura.
Mos harroj të përmend miqtë e mi të dashur nga sektori i këpucarisë dhe plastikës në Sllavej, të cilët janë përgjegjës me vite, që unë të jetoj normalisht.
Që në hyrje më presin të gjithë krahëhapur, të përgatitur me kohë dhe durim, për mua dhe problemet e mia. Jam shumë e kënaqur me cilësinë e protezave që më bëjnë dhe me ndihmën e të cilave funksionoj normalisht. Më dhanë energji dhe forcë për të ecur më lehtë drejt çdo dite tjetër.

Në jetën time jam përballur me shumë pengesa, momente të mira dhe të këqija. Por pavarësisht çdo gjëje, do të them që jam një person i lumtur. Unë jam e rrethuar nga njerëz të dashur dhe të mrekullueshëm, që më ndihmojnë të kapërcej çdo pengesë.

Një pjesë e tyre janë edhe punonjësit e Sllavejit.

Sado të shkruaj, nuk do të mund të shpreh mirënjohjen time. Megjithatë,
FALEMINDERIT!