Përshkrimi
- HARMONY™ është karrocë e menduar për fëmijë me mosfunksionime muskulo-skeletore;
- Ka dizajn modern dhe përmban veçoritë më të rëndësishme të një karroce terapeutike invaliditeti;
- Karroca është e sigurt, stabile dhe njëkohësisht shumë e rehatshme;
- Shpinëza përshtatet sipas gjatësisë; ulësja mbështetet për këmbët që përshtaten sipas lartësisë së fëmijës;
- Jastëkët në kokë, së bashku me jastëkët në kafaz dhe në bel, mbështesin trupin e përdoruesit, duke ofruar stabilitet anësor;
- Ulëse e rehatshme me shumë funksione q ka mundësi të kthehet para-prapa. Kjo i jep fëmijës mundësi të qëndrojë i kthyer para, duke vështruar njëkohësisht mjedisin, ose i kthyer prapa, duke pasur komunikim me kujdestarin;
- Ka mundësi për përshtatje të këndit të pjerrësisë të tërë ulëses;
- Ka mundësi të zgjedhjes së dy mënyrave të lëvizjes: qytet, për ngasje në rrugë të rrafshët, si dhe komod, për ngasje në terren të vështirë dhe të parrafshët;
- Rrotat e përparme të rrotullueshme mund të kyçen, që ndihmon më tej në manovrimin e karrocës në zgëqe (hapësira të ngushta);
- Në dispozicion në madhësi universale;
- E menduar edhe për përdoruesit më të rinj, me lartësi deri 120 cm.