Zoran Jovanovski është garuesi i vetëm i cili me karrige me rrota për invalidë merr pjesë Maratonën e Shkupit dhe nget 42 km.
Ai thotë që në jetë nuk ka pengesa, por mundësi nga të cilat mund të bëjmë më tepër për veten dhe shoqërinë. I shtyrë nga dëshira që ky 45-vjeçar strumicas të ketë sukses, paraqet frymëzim të jashtëzakonshëm për të gjithë ne, që në jetë mund të bëhet gjithçka, mirëpo për këtë duhet dëshirë dhe vullnet të fortë. “Kur marr pjesë në maratonë, shpesh pjesëmarrësit e tjerë më shohin me skepticizëm dhe thuajse gjithnjë bëjnë pyetjen ‘a thua do ta përballosh’. Në fund, shumë prej tyre nuk ia dalin në përfundim, mirëpo unë edhe me karriges me rrota për invalidë, ia dal në fund”, sqaron Zorani.

Sporti është dashura ime më e madhe

Ka më shumë se 25 vjet që ai përballet guximshëm me të gjitha pengesat shoqërore dhe të jetës. Sporti është pasioni i tij më I madh, kështu që ai skijon në karrige me rrota, nget, merr pjesë në maratonë.
“Dashuria ndaj sporti erdhi rastësisht, kur u ftova që të marr pjesë në maratonë. Këtu ndjeva për herë të parë energjinë që për mua ishte infektuese. Kuptova që mundem dhe nga ai moment jam pjesë e maratonës së Shkupit”, shpjegon Zorani për përvojën e tij në maratonë.

Me karrige aktive arrihet më lehtë qëllimi

Në sukseset e tij, ndihmë të madhe i jep karrigia aktive me Otto Bockrrota e Zenitit, nga Sllavej, pa të cilën nuk e mendon dot funksionimin e përditshëm. Me të lëvizë më lehtë dhe në jetë mund të bëjë më shumë.

“Njerëzit thonë shpesh, e ke të lehtë të përballosh maratonën, ti nget karrigen me rrota. Por nuk është kështu. Ai që vrapon, shfrytëzon forcën e tërë trupit, ndërkaq unë, gjatë shtyrjes së karriges me rrota, mund të përdor vetëm forcën e duarve. Mirëpo Zeniti është karrige me rrota, e shkëlqyer, moderne, aktive dhe e lehtë me të cilën e kam më të lehtë dhe mund të bëj më shumë.”
Derisa të tjerët në shtëpitë e tyre e kalojnë një pjesë të ditës me më shumë rehati, ai nuk pushon. Ushtron vazhdimisht për të mbajtur nivelin e forcës së drejtimit të karriges me rrota dhe të jetë në formë për sfidat e maratonës.

Zoran Jovanovski është vetëm njëri nga ata që luftojnë çdo ditë me një sfidë të re, shëndetësore, sportive, psikologjike, sociale, emocionale…