Ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë të pamundshmen të mundshme, duke krijuar zgjidhjet më të thjeshta, e deri tek ato më ndërlikuara. Lëvizshmëria juaj është motivi ynë, synimi ynë drejt të cilit ne ecim me përkushtim, duke u kujdesur për cilësinë e jetës suaj.
Secili klient yni është i pashoq. Ai vjen në Sllavej me të kaluarën e tij dhe neve na beson të ardhmen e tij. Kjo përgjegjësi e madhe është më e rëndësishmja për ne dhe kjo është arsyeja pse ne përpiqemi të ofrojmë zgjidhjen më të mirë për çdo klient.
Ne jemi një partner i qëndrueshëm, i besueshëm, i cili do të jetë pranë jush sa herë që keni nevojë për mbështetje. Ne jemi krenarë për përvojën tonë, por janë klientët tanë ata që na dallojnë nga të tjerët. Angazhimi për t'u kujdesur, për të inkurajuar dhe mbështetur njëri-tjetrin na bën ata që jemi - një familje.
Përzgjedhja e përbërësve funksionalë dhe përpunimi në Qendrën e Ortotikës dhe të Protetikës Sllavej Sh. A Shkup është individuale për secilin përdoruesit. Protetistët tanë në këtë proces qëndrojnë në dispozicionin e përdoruesit të protezave, për të ndihmuar sa më shumë që mundet, për të plotësuar pritshmëritë dhe nevojat e tyre.
Gjatë një viti, në Sllavej prodhojmë më shumë se 3500 produkte individuale për klientët tanë. Këto produkte ndihmojnë në aktivitetet e përditshme, por të thjeshta në dukje: punët e shtëpisë, kujdesin për familjen, punën, sportin... por për klientët tanë nënkuptojnë dallimin mes të pamundshmes dhe të mundshmes.