Shputa hidraulike është një ndërthurje e shputave protetike tradicionale me lëvizjen e rregullueshme hidraulike të nyellit (kyçit të këmbës) mekanik, duke mundësuar kështu lëvizje më natyrale të nyellit dhe të shputës gjatë ecjes.
Kjo lloj shpute gjithashtu mund të jetë ndihmëse për pakësimin e trysnisë që mund të shfaqet në mbështetësen, për rritjen e stabilitetit dhe të përshtatjes më të mirë në një fushë më të gjerë të sipërfaqeve dhe të lartësive.
Protetisti juaj do të zgjedhë teknologjinë më të duhur sipas nevojave të juaja.