Amputimi nën gju (amputimi transtibial) i referohet amputimit ose mungesës së një pjese të këmbës poshtë gjurit. Nëse keni një amputim në këtë nivel, është e rëndësishme të mbani mend se me protezën mund të ktheheni në jetën tuaj të pavarur.
Për të bërë protezën, do të punoni me një protetist i cili është i kualifikuar në projektimin, prodhimin dhe aplikimin e gjymtyrëve artificiale. Është shumë e rëndësishme të diskutoni qëllimet, pritshmëritë dhe shqetësimet e juaja me protetistin tuaj në mënyrë që ai ose ajo të mund të plotësojë nevojat e juaja të posaçme.
Në vijim ju japim informacione se çfarë të prisni në periudhën nga amputimi deri te proteza për nën gju.
Mëso më shumë për kujdesin dhe rehabilitimin pas amputimit nën gju
Për më shumë informacione rreth amputimit nën gju, duke përfshirë kujdesin, rehabilitimin dhe shërimin e gjymtyrëve, plotësoni këtë formular për të shkarkuar broshurën tonë.
Prodhimi i protezës suaj për nën gju
Proteza për nën gju (e quajtur edhe si protezë transtibiale) përbëhet nga shtrati, shputa dhe komponentë të tjerë lidhës. Protetisti do të projektojë një shtrat individuale, të posaçëm për gjymtyrën tuaj dhe do të zgjedhë komponentëit më të përshtatshëm për t’iu përgjigjur nevojave tuaja dhe stilit të jetesës.
Proteza e përkohshme – e menjëhershme
Gjatë muajve të parë pas amputimit, forma dhe madhësia e gjymtyrës (trungut) suaj ndryshon. Nëse ka ndryshime në përmasat e trungut, bëhen korrigjime të caktuara. Për të mbajtur shtratin jo shumë të gjerë, protetisti juaj do ta mbushë për ta përshtatur me formën e re të trungut tuaj ose do t’ju këshillojë të vishni mbulesa shtesë për trungun. Pavarësisht nga këto ndryshime, ndonjëherë, nëse shtrati është i gjerë, do të duhet të bëhet një i ri.
Në shumicën e rasteve, proteza e menjëhershme nuk ka një shtresë kozmetike, gjë që protetistit ia lehtëson të bëjë ndryshime në shtrat ose përshtatje në shputë.
Procesi i të mësuarit për të ecur me protezë fillon me këtë protezë të menjëhershme. Kur gjymtyra juaj e mbetur është formësuar dhe keni arritur një nivel të qëndrueshëm aktiviteti, është koha të kaloni në protezë të përhershme.
Proteza e përhershme
Duke përdorur teknika të ngjashme, proteza juaj e përkohshme (e menjëhershme) do të zëvendësohet me një protezë të përhershme. Për të bërë një protezë të përhershme, mund të nevojiten disa vizita te protetisti për të fituar zgjidhjen më të mirë.
Në varësi të nivelit të përdorimit dhe të aktivitetit tuaj, proteza mund të zgjasë dy deri në tre vjet. Te fëmijët, protezat duhet të ndërrohen më shpesh. Është e rëndësishme të mbani mend se proteza është një pajisje mekanike që ka nevojë për riparime dhe përshtatje. Ndonjëherë, është e nevojshme të përshtaten ose zëvendësoni disa komponentë në vend që të bëhet një protezë krejtësisht e re.
Nëse keni ndryshime të mëdha në peshën e trupit, mund të jetë e nevojshme të bëhet një shtrat i ri ose të zëvendësohen pjesë të tjera të protezës.