Amputimi mbi gju ose amputimi transfemural i referohet amputimit ose mungesës së këmbës mbi gju. Edhe pse procesi i shërimit të një këmbë të amputuar ndryshon nga personi në person, disa javë pas operacionit, mund të fillojë procesi i bërjes së një proteze. Ndërsa filloni procesin e rehabilitimit, do të punoni me një protetist i cili është i kualifikuar për projektimin, fabrikimin dhe montimin e protezave. Është shumë e rëndësishme të diskutoni pritshmëritë dhe shqetësimet tuaja me protetistin në mënyrë që ai ose ajo të përmbushë nevojat e juaja të posaçme.
Në vijim ju japim informacione se çfarë të prisni në periudhën e udhëtimit tuaj nga amputimi deri te proteza për mbi gju
Mëso më shumë për kujdesin dhe rehabilitimin pas amputimit mbi gju
Për më shumë informacione rreth amputimit mbi gju, duke përfshirë kujdesin, rehabilitimin dhe shërimin e gjymtyrëve, plotësoni këtë formular për të shkarkuar broshurën tonë.
Prodhimi i protezës suaj individuale për mbi gju
Proteza për mbi gju, e quajtur edhe si protezë transfemurale, përbëhet nga shtrati, gjuri, shputa dhe komponentë të tjerë lidhës. Protetisti do të projektojë një shtrat individuale, të posaçëm për gjymtyrën tuaj dhe do të zgjedhë komponentëit më të përshtatshëm për t’iu përgjigjur nevojave tuaja dhe stilit të jetesës.
Proteza e përkohshme – e menjëhershme
Gjatë muajve të parë pas amputimit, forma dhe madhësia e gjymtyrës (trungut) suaj ndryshon. Nëse ka ndryshime në përmasat e trungut, bëhen korrigjime të caktuara. Për të mbajtur shtratin jo shumë të gjerë, protetisti juaj do ta mbushë për ta përshtatur me formën e re të trungut tuaj ose do t’ju këshillojë të vishni mbulesa shtesë për trungun. Pavarësisht nga këto ndryshime, ndonjëherë, nëse shtrati është i gjerë, do të duhet të bëhet një i ri.
Në shumicën e rasteve, proteza e menjëhershme nuk ka një shtresë kozmetike, gjë që protetistit ia lehtëson të bëjë ndryshime në shtrat ose përshtatje në gju dhe shputë.
Procesi i të mësuarit për të ecur me protezë fillon me këtë protezë të menjëhershme. Kur gjymtyra juaj e mbetur është formësuar dhe keni arritur një nivel të qëndrueshëm aktiviteti, është koha të kaloni në protezë të përhershme.
Proteza e përhershme
Duke përdorur teknika të ngjashme, proteza juaj e përkohshme (e menjëhershme) do të zëvendësohet me një protezë të përhershme. Për të bërë një protezë të përhershme, mund të nevojiten disa vizita te protetisti për të fituar zgjidhjen më të mirë.
Në varësi të nivelit të përdorimit dhe të aktivitetit tuaj, proteza mund të zgjasë dy deri në pesë vjet. Te fëmijët, protezat duhet të ndërrohen më shpesh. Është e rëndësishme të mbani mend se proteza është një pajisje mekanike që ka nevojë për riparime dhe përshtatje. Ndonjëherë, është e nevojshme të përshtaten ose zëvendësoni disa komponentë në vend që të bëhet një protezë krejtësisht e re.
Nëse keni ndryshime të mëdha në peshën e trupit, mund të jetë e nevojshme të bëhet një shtrat i ri ose të zëvendësohen pjesë të tjera të protezës.
Përzgjedhja e komponentëve
Kur zgjidhni komponentët për një protezë mbi gju, ka disa sfida për shkak të mungesës së dy kyçeve, gjurit dhe nyellit (kyçit të këmbës). Këtu, protetisti merr parasysh baraspeshën dhe stabilitetin, si dhe nevojën për më shumë energji gjatë ecjes. Në shumë raste, kërkohen komponentë më të sofistikuar, si gjunjët protetikë të kontrolluar nga mikroprocesori, shputa me reagim të energjisë etj..
Amputimi dypalësh (i dyfishtë) mbi gju
Amputimi i të dy këmbëve mbi gju (i quajtur edhe amputimi dypalësh mbi gju) vjen me shumë sfida, por me punë dhe përkushtim, ecja përsëri është e mundur. Hapat e zakonshëm për rehabilitim janë:
- Filloni terapinë fizikale, zgjatimet e përditshme, përmirësimin e kondicionimin dhe menaxhimin e peshës për të forcuar dhe përgatitur trupin për hapat e ardhshëm.
- Mund të filloni të ecni në këmbët e posaçme protetike, të quajtura këmbë të shkurtra, me shputa të posaçme për stërvitje. Kjo do t’ju ndihmojë të përmirësoni baraspeshën tuaj, të mësoni të rrëzoheni në mënyrë të sigurt dhe të shmangni dëmtimet nga rrëzimi.
- Pasi të ndjeheni të sigurt me këmbët e shkurtra, protetisti juaj gradualisht mund t’i zgjasë këmbët tuaja për t’ju bërë më të gjatë, duke ju lejuar të fitoni besim në çdo fazë.
Më në fund do të kaloni te protezat me gjunjë dhe trungje/shputa protetike. Megjithatë, shumica e të amputuarve dypalësh mbi gju raportojnë se këmbët e tyre të shkurtra janë më të dobishme për disa situata dhe aktivitete.
Rimëkëmbja dhe rehabilitimi juaj do të marrë kohë. Jini të durueshëm dhe kërkoni mbështetje kur ju nevojitet.
.