Amputimi në ose menjëherë nën ijë – të përshkruara si hemipelviktomi, deartikulimi i ijës dhe amputimet transpelvike – janë më së shpeshti pasojë trauma, karcinomi ose infektimi të rëndë. Edhe pse ka shumë sfida, me mbështetjen e duhur, ekspertizën klinike dhe protezës së përpunuar mire, personi mund të ketë jetë të pavarur.
Çfarë të prisni gjatë tërë procesit?
Për shkak të natyrës së ndërlikuar të humbjes së tre kyçeve – ijëve, gjurit dhe kyçit të këmbës (nyellit), është e nevojshme të punoni me profesionistë të kujdesit shëndetësor që kanë përvojë në trajtimin e këtyre kushteve dhe të cilët janë të përkushtuar për të përmbushur qëllimet tuaja afatgjata. I gjithë ekipi i fiziatrit, fizioterapistit dhe protetistit mund t’ju ndihmojë të lëvizni përsëri.
Qëndrimi ulur dhe në këmbë
Përdorimi i një proteze pas amputimit të ijës ndikon në mënyrën se si mbështeteni në ijë për t’u ulur dhe qëndruar në këmbë. Gjëja më e rëndësishme është të mësoni se si të uleni dhe të qëndroni në këmbë pas amputimit.
Ecja
Në këtë nivel amputimi, ecja me protezë mund të jetë mjaft sfiduese. Një protezë e përshtatshme dhe një ekip rehabilitues me përvojë janë një parakusht i rëndësishëm për të ecur përsëri, me ndihmën e protezës.
Rehabilitimi dhe zgjidhja protetike
Rehabilitimi pas deartikulimit të kofshës në përgjithësi ka të njëjtën periudhë kohore si llojet e tjera të amputimeve, por ka disa teknika të veçanta.
Gjëja më e rëndësishme kur bëni protezën tuaj është projektimi i shtratit që duhet të jetë i rehatshëm, të mos ndërhyjë në funksionet e trupit dhe të mbajë siç duhet peshën tuaj trupore. Proteza juaj do të projektohet individualisht, për t’iu përshtatur formës së trupit dhe nevojave tuaja. Segmente të rëndësishme janë zgjedhja dhe vendosja e kyçit protetik të ijës, gjurit protetik, gjatësia e pjesës mbi gju dhe poshtë gjurit, lloji dhe vendosja e shputës protetike dhe të nyellit. Gjatë periudhës së mësimit, mund të kërkohen modifikime në protezë, për të fituar zgjidhjen më optimale.
Kyçët protetikë të ijës
Ndryshe nga kyçi juaj anatomik i ijës, kyçi protetik i ijës së protezës suaj do të vendoset pranë pjesës së përparme të trupit tuaj. Kjo do të lejojë pesha juaj të pozicionohet pas boshtit të rrotullimit të kyçit, në mënyrë që të përmirësohet statika gjatë qëndrimit në këmbë dhe të zvogëlohet mundësia e rrëzimit.
Gjuri protetik
Stabiliteti i gjurit është faktori themelor për këtë nivel të amputimit. Gjunjët protetikë të përdorur për këto proteza zgjidhen në bazë të mekanizmave të qëndrueshmërisë së tyre.
Shputa protetike
Shputat protetike mund të kontribuojnë gjithashtu në stabilitetin e protezës. Zgjedhja e shputës së duhur është e rëndësishme për të fituar një protezë të sigurt dhe të qëndrueshme.
Pushimi
Ndryshe nga nivelet e tjera të amputimit, koha kur nuk e mbani protezën është e rëndësishme për shëndetin tuaj. Jastëku i uljes është projektuar për të mbajtur legenin dhe shtyllën kurrizore në pozicionin e duhur kur nuk vihet proteza, në mënyrë që të parandalojë zhvillimin e problemeve muskuloskeletore si skolioza. Për më tepër, fturëzat (patericat) dhe mjetet ndihmëse për ecje mund t’ju ndihmojnë të lëvizni nëpër shtëpi, ndërsa reduktojnë rrezikun e rrëzimit kur nuk mbani protezën tuaj.
Nuk je vetëm
Procesi i rehabilitimit dhe i arritjes së stabilitetit dhe rehatisë me një protezë mund të jetë e ndërlikuar sepse përdorimi i një proteze në këto raste, për shkak të humbjes së shputës, nyellit, gjurit dhe ijëve, kërkon shumë energji. Disa të amputuar me deartikulim të ijëve dhe amputime transpelvike shpesh shkurajohen nga përdorimi i një proteze. Të tjerët që kanë provuar të përdorin një protezë, për shkak të procesit të gjatë të përshtatjes dhe të të mësuarit, vendosin se janë më të lëvizshëm duke përdorur fturëza (paterica) ose karrige me rrota.
Protezistët tanë kanë përvojë në vendosjen e suksesshme të protezave për të amputuarit në këtë nivel dhe ata janë të gatshëm të punojnë me përkushtim për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja.
KËRKONI KONSULTIM FALAS
Nëse ju ose një i afërm po përballeni me një amputim në ose afër ijës, ndoshta edhe mund t’ju ndihmojmë. Caktoni një konsultë falas sot.