Në Sllavej projektojmë zgjidhje bashkëkohore individuale për proteza për gjymtyrët e poshtme që përdoruesit i mundësojnë që të ecë dhe të lëvizë përsëri. Kemi një ekip të madh të protetistëve të kualifikuar dhe teknologji më të re për përpunimin e protezave.
Në Sllavej përdorim materiale bashkëkohore dhe projektime për t’u ndihmuar përdoruesve që të kthejnë lëvizshmërinë pas amputimit.
Ne përdorim materiale bashkëkohore dhe projektime për t’u ndihmuar përdoruesve që të kthejnë pjesërisht funksionimin dhe estetikën gjatë amputimit të gjymtyrëve të poshtme ose gjatë dallimit në gjymtyrë. Në vazhdim ju sqarojmë se çfarë të prisni në varësi të nivelit të amputimit.
Shputa protetike është një pjesë e rëndësishme funksionale e çdo proteze për gjymtyrët e poshtme dhe nga zgjedhja e duhur e shputës protetike varet funksionimi i tërë protezës. Ka disa lloje të shputave protetike që kanë veçori të ndryshme dhe në përputhje me këtë, përdoruesit i ofrojnë përfitime të ndryshme. Zgjedhja e llojit të shputës bëhet në bashkëpunim me protetistin e Sllavejit, varësisht veçorive fizike dhe nevojave individuale të përdoruesit, që ndihmon të zgjidhet mundësia më e mirë për të.
Gjuri protetik është një pjesë e rëndësishme funksionale e protezës në amputimet mbi gju. Ekzistojnë disa lloje të gjunjëve protetikë që ofrojnë stabilitetin dhe sigurinë e patjetërsueshme gjatë ecjes me protezë. Zgjedhjen e llojit të gjurit protetik e bën përdoruesi së bashku me protetistin e Sllavejit, në varësi të veçorive fizike të vetat dhe me nevojat individuale të vetat, që ndihmon të zgjidhet mundësia më e mirë për përdoruesin.