Amputimi mbi bërryl

Amputimi i krahut mbi bërryl është zakonisht rezultat i traumës, sëmundjes ose infeksionit. Rreth 30 për qind e amputimeve të gjymtyrëve të sipërme janë mbi bërryl.

Në çfarë niveli do të jetë amputimi varet nga faktorë të ndryshëm. Vendimi merret në bazë të treguesve mjekësorë dhe mundësisë së përdorimit të suksesshëm të protezave në një nivel të caktuar amputimi. Nëse jeni duke u përballur me një amputim ose keni pasur më parë një amputim mbi bërryl, është e rëndësishme të dini se nuk jeni vetëm në procesin e rehabilitimit. Jini të durueshëm dhe kërkoni mbështetje sa herë që keni nevojë.

Përzgjedhja e protetistit dhe e protezës

Qëllimi i rehabilitimit protetik është të përmirësojë cilësinë e jetës tuaj duke përmirësuar funksionin dhe duke rivendosur mangësinë estetike. Protetistët tanë të gjymtyrëve të sipërme kanë përvojë në prodhimin e protezave për të gjitha nivelet e amputimit ose në rastet kur ka një ndryshim në gjymtyrë.

Protezat mbi bërryl zakonisht përbëhen nga shtrati, suspensioni, kyçi i bërrylit dhe pëllëmba ose grepi. Bëhen nga materiale të ndryshme dhe përdorin teknologji të ndryshme, ndërkaq protetisti juaj do të punojë me ju për të sugjeruar zgjidhjet më të mira për ju me komponentë që do t’i kënaqin më së miri nevojat e juaja, në përputhje me shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe nevojat  e juaja.

 

Закажете бесплатна консултција

Закажи

Гоца Богоевска

Благодарам, е мал збор за да се опише професионалноста и пред се човечноста на сите вработени во Славеј.

Повеќе

Зоран Јовановски

Имам модерна, активна и лесна количка со која многу ми е полесно да се движам и можам многу повеќе да направам.

Повеќе

Тања Јордева

Благодарение на Марија и Славеј јас го живеам животот во полн здив.

Повеќе
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.