Dorë estetike

Shumica e përdoruesve që kanë mbetur pa gjymtyrën e sipërme apo një pjesë të saj, nuk duan që proteza të jetë gjëja e parë që shohin të tjerët.

Për shkak të kësaj, protezat e krahëve zakonisht bëhen me duar estetike që kanë një pozicion fiziologjik të gishtërinjve dhe janë prej gome.

Dora është e mbuluar me një dorezë estetike silikoni që i ngjan lëkurës natyrale të njeriut për nga struktura dhe pamja. Dorezat estetike janë të disponueshme në disa ngjyrime që përcaktohen afërsisht me ngjyrën e lëkurës së përdoruesit të protezës.

Dora estetike është rezistente ndaj aktiviteteve të përditshme. Ka një dizajn që nuk bie në sy dhe realist falë hollësive të punuara mirë në gishta, thonj dhe nyje.

Krahas dizajnit estetik, duart kanë edhe karakteristika funksionale, të cilat lëvizjen e bëjnë më natyrale.

 

 

Caktoni konsultim falas

Cakto

Goca Bogoevska

Të them faleminderit është një fjalë e pakët për të përshkruar profesionalizmin, e mbi të gjitha njerëzinë e të gjithë të punësuarve në Sllavej.

Më shumë

Zoran Jovanovski

Kam një karrige me rrota, moderne, aktive dhe të lehtë, me të cilën e kam shumë më të lehtë të lëviz dhe mund të bëj më tepër gjëra.

Më shumë

Tanja Jordeva

Falë Marisë dhe Sllavejit po e jetoj jetën me afsh të plotë.

Më shumë
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.