Parakushti më i rëndësishëm për përdorimin e suksesshëm të protezës është rehatia gjatë mbajtjes së protezës si dhe vendosja dhe lidhja e sigurt e protezës me trungun. Lidhja e trungut me protezën bëhet nëpërmjet një shtrati të projektuar individualisht të protezës. Shtrati lejon ngjitjen dhe mbajtjen e protezës në trung si dhe kontrollin e lëvizjes me protezë. Në shtrat mund të instalohen elementë të tillë si valvula vakumit, astar silikoni, mbërthyese, suspensione gjuri prej silikoni etj., të cilat përmirësojnë rehatinë, karakteristikat funksionale të shtratit dhe të gjithë protezës.
SHTRATI
Shtrati është pjesa e protezës suaj që vendoset në gjymtyrën tuaj të mbetur (trung). Shtratu duhet të jetë gjithmonë e pozicionuar në mënyrë korrekte, gjë që do t’ju lejojë rehati dhe kontroll të plotë kur përdorni protezën tuaj. Një shtrat e punuar mirë ofron rehati, stabilitet dhe shpërndarje të duhur të trysnisë në trung.
Për çdo nivel të amputimit, ka modele të ndryshme shtretërve, secili i përshtatur individualisht për përdoruesin. Kur bëhet shtrati, është shumë e rëndësishme të merrni parasysh shpërndarjen e trysnisë në trungun tuaj.
Në Sllavej, në prodhimin e shtretërve përdoret teknologjia më moderne CAD-CAM.
LLOJE TË SUSPENSIONIT
Suspensioni paraqet mënyrën se si shtrati mbërthehet me pjesën e mbetur të gjymtyrës (trungu) Ekzistojnë lloje të ndryshme të shtretërve në forma dhe dizajne të ndryshme, si dhe lloje të ndryshme të suspensioneve. Në varësi të nevojës tuaj individuale, protetisti do të bëjë zgjidhjen më të mirë për ju për formën dhe dizajnin e gjymtyrës së mbetur.
Suspension me astar silikoni për trungun dhe mbërthyese – Ky lloj suspensioni përbëhet nga një astar silikoni për trungun që mbështjell trungun dhe nga mbërthyesja që futet në pjesën e poshtme të shtratit. Astari përfundon me një kunj që futet dhe mbyllet në mbërthyese në fund të shtratit. Në këtë mekanizëm suspensioni, kunji duhet të lirohet nga mbërthyesja në mënyrë që trungu të mund të dalë nga shtrati. Ky lloj suspensioni i ofron përdoruesit rehati dhe siguri.
Suspension me vakum – Te ky lloj suspensioni, në pjesën e poshtme të shtratit vendoset një valvul njëkahëshe, përmes së cilës, kur hy trungu në shtrat, del ajri, duke krijuar një vakum në shtrat. Vakumi i siguruar kështu ngjit fort shtratin me trungun. Mund të bëhet me dhe pa astar silikoni për trungun. Vendosja e protezës bëhet me ndihmën e astarit për futjen e protezës, ndërsa valvula njëkahëshe nuk lejon hyrjen e ajrit në shtrat dhe siguron ruajtjen e vakumit.
Suspensionet aktive me vakum – Ky lloj suspensioni bazohet në të njëjtin parim si suspensioni me vakum, por me këtë sistem, në shtrat vendoset një pompë vakum, e cila nxjerr në mënyrë aktive ajrin gjatë ecjes, duke rritur vakumin dhe mbërthimin e shtratit për trungu.