Skolioza e lindur shfaqet në rastin kur unazat e boshtit të kurrizit nuk formohen në mënyrë të rregullt para lindjes së fëmijës. Gjendja e këtillë është shumë më e rrallë nga skolioza idiopatike e adoleshencës.
Shkaqet
Gjatë zhvillimit të boshtit të kurrizit të frytit në mitër, kurrizi formohet si një shtyllë e gjatë, e më pastaj ndahet në segmente të veçanta që bëhen unaza të veçanta.
Nëse ndarja e një segmenti nuk është e plotë, dy unaza mbeten të pazhvilluara (gjendje e njohur si hemivertebër). Kjo shkakton pakësimin e rritjes së asaj ane të kurrizit dhe si pasojë, shfaqet shtrembërimi i kurrizit.
Diagnoza
Diagnozën e përcakton ortopedi, fiziatri, pas kontrollit fizikal, rëntgenit dhe këqyrjeve të tjera.
Trajtimi
Shtrembërimet e boshtit të kurrizit të shkaktuara nga skolioza e lindur janë shumë të ngurta dhe nuk do të drejtohen. Shtrembërime të tjera, të quajtura lakesa kompensuese, shpesh mund të ndodhin që formohen mbi ose nën shtrembërimin e lindur. Këto lakesa kompensuese janë fleksibile dhe mund të trajtohen me një korse.
Shtrembërimet e lindura dhe kompensuese mund të përkeqësohen gjatë rritjes së fëmijës. Veshja e një korseje mund të ndihmojë në vonimin e nevojës për korrigjim kirurgjik, duke i lejuar fëmijës potencialin e rritjes normale.