Shollat individuale janë një markë e njohur e punishtes së Sllavejit. Punohen me dorë, prej lëkure ose materialeve ortotike. Çdo shollë siguron një ngarkesë të baraspeshuar në shputë, një shpërndarje të baraspeshuar të trysnisë dhe pakësimin e dhimbjes.
Në Sllavej bëhet gjurma digjitale 3D e shputës me një skaner, i cili diagnostikon ngarkesën në shputë. Me këtë analizë, teknikët tanë ortopedë zbulojnë zonat e trysnisë në shputë dhe, bazuar në të dhënat e analizuara në këtë mënyrë, projektojnë një shollë ortopedike sipas nevojave individuale të çdo përdoruesi.
Një produkt i posaçëm në ofertën tonë janë shollat sportive individuale për atletët profesionistë që kanë nevojë për shollë ortopedike me trashësi minimale dhe qëndrueshmëri maksimale.