Pectus carinatum, deformiteti i njohur si “gjoks pule” është deformitet i lindur i pjesës (murit) së parme të kafazit të kraharorit. Shfaqet kur, për shkak të rritjes jonormale të kërcit, dërrasa e kraharorit (sternumi) del jashtë.
Te numri më i madh i rasteve, deformiteti vërehet në adoleshencën e hershme, kur kafazi i kraharorit dhe pjesa tjetër e trupit u nënshtrohen rritjes së shpejtë gjatë pubertetit.
Ortoza individuale për pectus carinatus është projektuar për të bërë trysni të vazhdueshme mesatare mbi rritjen jonormale të kockave, që ndalon ngadalë rritjen e sternumit. Duke e kombinuar me ushtrime, ortoza mund të jetë shumë efikase për ta trajtuar dhe penguar deformitetin.