Ortozat individuale për gjymtyrët e sipërme mund të përmirësojnë funksionet e dobësuara ose të humbura, të shkaktuara nga dëmtimet e ndryshme strukturore ose neurostrukturore.
Ortozat për gjymtyrët e sipërme ndahen në dy kategori:
- Ortozat për imobilizim
- Ortozat funksionale ose për korrigjim
Ortozat për gjymtyrët e sipërme janë të menduara për njerëzit me probleme kockore-nyjore dhe muskulore-strukturore të gishtave, pëllëmbëve, kyçit të pëllëmbës, parakrahut, kyçit të bërrylit, llërës dhe shpatullës.