EXOPULSE MOLLII SUIT
Kostumi i parë neurmodular për tërë trupin,
që ndihmon për relaksim, për muskuj spastikë – të tkurrur,
për aktivizim të muskujve të dobët dhe
për zbutje të dhimbjes kronike.
Çfarë është Exopulse Mollii?
Exopulse Mollii nga Ottobock është kostumi i parë për neuromodulim që shfrytëzon mekanizëm fiziologjik refleksi të quajtur inhibimi (frenimi) reciprok: me dërgimin e sinjalit te muskuli antagonist, relaksohet ai spastik.
Reagimin e natyrshëm që nxit kostumi mund të ndihmojë në relaksimin e muskujve spastikë, në aktivizimin e muskujve të dobët dhe në pakësimin e dhimbjes. Kjo shfrytëzuesve u mundëson përmirësim të lëvizjes dhe jetë më aktive.
Kostumi përdoret për stimulim të energjisë së ulët transkutane në tërë trupin. Me përdorim të rregullt të kostumit pakësohen simptomat që janë karakteristike për gjendjet neurologjike si: paraliza cerebrale, multi skleroza, pika në tru dhe dëmtime të palcës kurrizore.
Kostumi përdoret për stimulim të energjisë së ulët transkutane në tërë trupin. Me përdorim të rregullt të kostumit pakësohen simptomat që janë karakteristike për gjendjet neurologjike si: paraliza cerebrale, multi skleroza, pika në tru dhe dëmtime të palcës kurrizore.
Vishni, shtypni start dhe shihni se ç’mund të bëni.
Me shtypjen e një pulle, kostumi Exopulse Molli ju jep fuqi që të kontrolloni simptomat e spastikëve – çrregullim të lëvizjes që është karakteristike për njerëzit me paralizë cerebrale (PC), multi sklerozë (MS), infarkt cerebral dhe gjendje të tjera neurologjike.
Cilat janë elementet e kostumit?
Kostumi Exopulse Мollii përbëhet prej pjesës së sipërme (xhaketë), pjesës së poshtme (pantallona) dhe njësisë së kontrollit. Ka 37 madhësi të ndryshme. Më e vogla është për fëmijë të moshës 2-3 vjeçare, ndërkaq më e madha 5XL për të rritur. Kostumi ka 58 elektroda që stimulojnë 40 grupe muskujsh. Ka 30 programe të ndryshme sipas grupeve të muskujve dhe shfrytëzon frekuencë prej nën 20 Hz për stimulim me neuromodulim.
Si funksionon kostumi Exopulse Mollii?
Kostumi EXOPULSE Mollii përdoret për stimulimin e muskulit antagonist për të relaksuar muskulin spastik. Për shembull, nëse bicepsi është spastik, kostumi përdoret për stimulimin e tricepsit. Me ndihmën e mekanizmit refleksiv natyral të quajtur inhibimi (frenimi) reciprok, bicepsi do të relaksohet më pas. Me relaksimin e muskujve ngadalë, përmirësohet funksionimi i tyre.
Gjithashtu kostumi Exopulse Mollii pakëson dhembjen kronike. Pra me elektrostimulimin e nervave periferike, parandalohet arritja e ndjesisë së dhembjes në tru. Kostumi ka veprim të vetëm (unik), duke inhibuar (frenuar) dhembjen me anë të shfrytëzimit të frekuencës së ulët, nëpërmjet aktivizimit të receptorëve në palcën kurrizore dhe palcën e zgjatur.
Niveli i serotoninit në palcën kurrizore mund të rritet gjatë dhe pas trajtimit me elektrostimulim.
Kostumi Exopulse Mollii është pajisje e sigurt dhe e thjeshtë që zbut dhimbjen kronike dhe ndihmon në ripërtëritjen më të shpejtë të funksioneve motorike. Përdoret një orë në çdo të dytën ditë dhe rekomandohet në kombinim me fizioterapi, trajnim, aktivitet ose lëvizje. Efektet janë individuale dhe mund të zgjasin më shumë se 48 orë.
Tregime të pacientëve që përdorin Exopulse Molli
Shihni se si Exopulse Mollii kthen lëvizshmërinë!
Pas përdorimit të kostumin Exopulse Mollii mund të lëviz lirshëm. Më është kthyer baraspesha dhe sërish kam kontroll të këmbës sime të djathtë.
…vetëm pas tetë trajtimeve ndjeva “rrymë në shpinë” që më ktheu vetëbesimin. Jua rekomandoj sinqerisht pacientëve me diagnozë MS.
Hristina Proskovska
Me ndihmën e kostumit Exopulse Molliiarrita përfundimisht të çlirohem nga simptomat e spasticitetit që lidhen me MS. Fitova ndjenjën që gjithçka mund të bëj përsëri.è .
Sikur munda të marr frymë përsëri.
Louisa
Kur e përdor kostumin Exopulse Mollii as tetrapareza distonike nuk mund të më marrë vetëbesimin, energjinë dhe pozitivitetin.
Mund të përqafoj përsëri!
Michele
Para se të përdor kostumin Exopulse Mollii, nuk kisha mundësi të qëndroj ulur me kurriz të drejtë dhe këmbëkryq.
Kostumi përmirësoi baraspeshën time dhe më ndihmoi të ecë më gjatë. Në një farë mënyre ndihem si personalitet krejtësisht i ri. Mund të bëj çfarëdo që të dua. Mund të merrem me sport përsëri. Dhe kjo është ndjenjë e jashtëzakonshme!
Léa
Pyetjet më të shpeshta
Kostumin Mollii Suit mund ta provoni (testoni) në hapësirat e Sllavej në Kapishtec. Për të caktuar kontroll, në pyetësorin e mëposhtëm duhet të shënoni të dhënat e juaja ose të dhënat e personit që duhet ta provojë.
Kostumi Exopulse Mollii është pajisje mjekësore për fëmijë dhe të rritur me:
- Paralizë cerebrale (PC);
- Multi Sklerozë (MS);
- Infarkt cerebral;
- Gjendje të tjera neurologjike dhe sëmundje të cilat lidhen me muskuj spastikë dhe të tkurrur, aktivizim të dobët muskulor dhe dhimbje kronike.
Kostumi Exopulse Mollii Suit mund të pengojë punën e disa llojeve të pajisjeve. Ndalohet përdorimi i kostumit në këto raste:
Nëse përdoruesi ka pajisje mjekësore elektronike të integruar ose pajisje, puna e së cilës mund të pengohet nga magnetet, për shembull stimulues kardiak, bajpas.
- Në kombinim me pajisje elektronike për mbajtjen në jetë ose pajisje që punon me frekuencë të lartë.
- Në kombinim me pajisje për EKG.
Nëse keni ndonjërën nga këto sëmundje ose gjendje, duhet këshillim me mjekun, para se të përdorni kostumin Exopulse Mollii:
- Sëmundje kardiovaskulare;
- Sëmundje malinje (kancer);
- Sëmundje ngjitëse;
- Ethe;
- Shtatzëni;
- Sëmundje lëkure, puçrra ose probleme të tjera lëkure;
- Përdorim në kombinim me trajtime ose produkte të tjera mjekësore.
Pacientët që e kanë testuar këtë kostum kanë përjetuar rrallë herë efekte të përkohshme të buta të padëshirueshme si rezultat i stimulimit që fitojnë. Këto efekte të padëshirueshme tipike për stimulimin elektronik janë:
- Pezmatim të vogël lëkure;
- Skuqje lëkure;
- Djegie të buta.
Në të shumtën e rasteve, po, mirëpo këshillohuni gjithnjë me mjekun tuaj që të vërtetoni se kjo është përkatëse për ju.
Me leje mjeku, kostumi Exopulse Mollii duhet të përdoret në mënyrë ideale në kombinim me fizioterapi, trajnime ose aktivitet fizik.
Ju lusim të konsultoheni me mjekun tuaj, po qe se merrni injeksione me toksinë botulinike ose ju kanë përshkruar barna orale për spasticitet.
Mos e përdorni kostumin nëse keni të integruar pajisje mjekësore.
Pjesa e sipërme dhe pantallonat e Molli Suit (jo edhe njësinë e kontrollit) lahen në aparaturë për larje deri 25 herë dhe në temperaturë prej 40 gradësh. Mund të pastrohet me sistem me avull, aq shpesh sa që është e nevojshme.
Njësia kontrolluese NUK guxon të futet në aparaturë për larje ose me avull. Me këtë e humbni garancinë dyvjeçare.
Efektiviteti i Molli Suit është testuar në disa programe të ndryshme hulumtuese klinike, përfshirë studiot e pavarura të Ottobock.