P: Fëmija im u diagnostikua me "skoliozë idiopatike adoleshente" - çfarë duhet të bëj??
O: Pasi të përcaktohet diagnoza që fëmija ka skoliozë, në varësi të shkallës së lakimit, ndërmerren këto masa:
- Nëse lakimi është 10-20 shkallë, terapia bëhet me ushtrime rreptësisht individuale dhe të përshtatura me numrin dhe llojin e lakimeve, ushtrime simetrike ose asimetrike;
- Lakimi me 20-45 shkallë trajtohet me ushtrime dhe ortozë (korse);
- Nëse lakimi është mbi 45 shkallë dhe vazhdon të përparojë, rekomandohet trajtimi kirurgjik.
P: Cilat aktivitete duhet të shmangë një pacient me skoliozë, a mundet ai për shembull të ushtrojë dhe të merret me sport?
O: Fëmijët me skoliozë duhet të kryejnë dy herë në ditë ushtrime për skoliozën 2 të cilat mund të jenë simetrike ose asimetrike, në varësi të numrit të lakimeve. Nga sportet, rekomandohet noti, kryesisht shpina dhe volejbolli, por asnjëherë nuk duhet të ndalohet praktikimi i sportit që dëshirojnë.
P: Në çfarë pozicioni duhet të flejë një pacient me skoliozë?
O: Pozicioni më i mirë i gjumit është fjetja në shpinë sepse lejon që koka, qafa dhe shtylla kurrizore të pushojnë në një pozicion neutral. Sigurisht që lejohet edhe gjumi anash dhe rekomandohet të shmanget gjumi me bark.
P: A duhet pacienti të mbajë ortozën gjatë gjithë kohës dhe sa kohë do t'i duhet që ta mbajë?
O: Fëmijët me lakim skoliotik të shtyllës kurrizore me më shumë se 20 shkallë veshin një korse plastike të skoliozës që është projektuar në mënyrë strikte individuale dhe mbahet për të paktën 18 orë nga 24, dhe është më mirë të mbahet për 21 deri në 22 orë gjatë një dite, pra të flenë me korsenë deri në moshën 16 ose 17 vjeçare, kur rritja të jetë e plotë ose e ngadalshme dhe nuk ka rrezik përkeqësimi, d.m.th. pra të shtohet lakimi. Ortoza nuk hiqet papritur, por thjesht flihet me të për një vit dhe më pas e hiqet përgjithmonë.
Vërejtje: Fëmijët me skoliozë të trajtuar në mënyrë konservative, me ushtrime dhe korse, duhet të praktikojnë ushtrime dhe sport gjatë gjithë jetës së tyre, të forcojnë muskujt e shpinës, stomakut, muskujt e vitheve, muskujt e këmbëve, të zgjasin muskujt e pasëm të këmbëve dhe të mos shtojnë në peshë.