Sllavej ShA Shkup ju mundëson të përdorni shërbimet dhe përmbajtjen në faqen e vete të internetit në përputhje me KUSHTE E PËRDORIMIT më poshtë të cilat vlejnë për të gjithë përmbajtjen dhe shërbimet në faqen e internetit www.slavej.mk.
Përdorimi i kësaj faqeje të interneti do të thotë që ju jeni të njohur me këto kushte po qe se përdorni cilëndo pjesë të portalit tonë, si dhe që pranoni se përdorimi i kësaj faqeje të interneti është vetëm për përdorim personal dhe në përgjegjësinë e juaj.
TË DHËNAT E FIRMËS:
Qendra e Ortotikës dhe e Protetikës SLLAVEJ SHA Shkup
Adresa: Rr. “Vasil Gjorgov”, Nr. 45, 1000 Shkup
Tel: +389 2 3217 633
e-mail: slavej@slavej.com.mk
WEB: www.slavej.mk
Shifra e veprimtarisë:
32.50 Prodhim i instrumenteve dhe i mjeteve mjekësore dhe stomatologjike.
47.74 Tregti me pakicë të preparateve mjekësore dhe të pajisjeve ortopedike në shitore të specializuara.
NVAS: 4060326
NVT: 4030995109825
KUSHTET E PËRDORIMIT
Përdorues të nderuar,
Ju lutemi që, para se të përdorni shërbimet tona, të lexoni me kujdes kushtet e mëposhtme. Çdo vizitë në faqen tonë, si dhe çdo blerje, do të thotë që ju i keni lexuar këto kushte dhe se pajtoheni plotësisht me to. Nëse janë të papranueshme për ju, ju lutemi të mos e përdorni këtë aplikacion.
Sllavej ShA Shkup zotëron të drejtat e autorit për të gjithë përmbajtjen (materiale tekstuale, pamore dhe zanore, bazat e të dhënave dhe kodin e programimit) ose përdoren me leje me shkrim nga zotëruesi i të drejtave të autorit dhe zotëruesi i të drejtave të markës tregtare dhe/ose dizajnit. Ndalohet rreptësisht çdo kopjim, shpërndarje, transmetim, botim, lidhje, lidhje e thellë ose modifikim tjetër i kësaj faqeje të interneti pa pëlqimin e shprehur me shkrim të Sllavej ShA Shkup. Shkeljet e kushteve të përgjithshme të përdorimit mund të çojnë në fillimin e procedurave civile dhe/ose të ndjekjes penale kundër autorëve për shkelje të të drejtës së autorit, markës tregtare dhe të të drejtave të tjera ose të të drejtave të çdo forme tjetër të pronësisë intelektuale.
Sllavej ShA Shkup administron këtë faqe nga zyrat e veta në Shkup, Republika e Maqedonisë. Ne nuk garantojmë që materialet dhe shërbimet në këtë faqe janë të përshtatshme ose në dispozicion për përdorim jashtë Republikës së Maqedonisë, prandaj ndalohet qasja nga vendet ku përmbajtja e tyre është e paligjshme. Nuk lejohet përdorimi, eksporti ose importi me qëllim eksportimin e materialeve ose të shërbimeve të kësaj faqeje të internetit, si dhe asnjë lloj tjetër kopjimi ose përshtatjeje që është në kundërshtim me ligjet ose rregulloret në fuqi, përfshirë pa kufizime edhe ligjet dhe rregulloret e Republikës së Maqedonisë për eksportin. Nëse zgjidhni të hyni në këtë faqe nga jashtë Republikës së Maqedonisë, ju e bëni këtë me nismën e juaj dhe jeni konsideroheni përgjegjës për respektimin e ligjeve vendore në fuqi. Këto kushte interpretohen në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë dhe nuk do të zbatohen parimet e zgjidhjes së mospërputhjeve ligjore.
Sllavej Sha Shkup mund t’i rishikojë këto kushte dhe rregulla në çdo kohë për të përditësuar këtë dokument. Ju lutemi vizitoni këtë faqe herë pas here për të shqyrtuar kushtet dhe rregullat aktuale pasi janë detyruese për ju si përdorues. Disa dispozita të caktuara të këtyre kushteve dhe rregullave mund të zëvendësohen me njoftime ligjore dhe kushte vetëm në dispozicion në faqe të caktuara.
Të dhënat personale që i shënoni në faqen e internetit www.slavej.mk gjatë blerjes së produkteve do të trajtohen në përputhje me ligjet e privatësisë. Dërgimi ose barta në dhe nga kjo faqe interneti të çdo materiali të paligjshëm ose me përmbajtje fyese është i ndaluar.
Të gjitha materialet, informacionet dhe komunikimet e tjera që ju bartni ose i dërgoni në këtë faqe interneti do të konsiderohen jokonfidenciale dhe do të përdoren për qëllime komerciale dhe të marketingut. Sigurisht, kjo nuk përfshin të dhënat e juaja personale. Në përputhje me politikën tonë të privatësisë, ne i përdorim këto vetëm për përdorim të brendshëm. Ne nuk i zbulojmë dhe as që ua përcjellim palëve të treta, por i përdorim vetëm për të përpunuar porositë e juaja.
Lidhjet (vjegëzat) në këtë faqe interneti drejt faqeve të prodhuesve të pavarur ofrohen vetëm për ta pasur ju më lehtë. Nëse vendosni të shqyrtoni ndonjë nga faqet e internetit të prodhuesve të pavarur që janë të lidhura me këtë faqe interneti, atëherë përgjegjësia është e juaja.
Sllavej ShA Shkup ruan të drejtën që të mënjanojë porositë që kanë përmbajtje e cila konsiderohet e papërshtatshme, shpifëse, ofenduese ose çfarëdo qoftë formë tjetër të papranueshme.
Të gjitha informacionet në lidhje me transaksionin e blerësit – shitorja online e Sllavej Sha Shkup, konsiderohen si fshehtësi afariste dhe trajtohen sipas dispozitave ligjore të Republikës së Maqedonisë.
BLERJE ME BESIM
Krijimi i urdhërblerjes
Që t’ju mundësohet të blini në faqen tonë të internetit, mund – por nuk është e domosdoshme – të jeni përdorues i regjistruar. Procesi i blerjes dhe i regjistrimit është tepër i thjeshtë. Duhet të shënoni të dhënat personale të juaja. Për të nisur regjistrimin, duhet të trysni (klikoni) në këndin lartë, djathtas, në ikonën e shportës. Pastaj shfaqen fusha ku duhet të shënoni të dhënat e juaja. Pasi të shënoni të gjitha të dhënat, trysni “REGJISTROHU”. Në postën elektronike do t’ju vijë vjegëza (linku) në të cilin duhet të trysni. Me këtë rast përfundon regjistrimi i juaj për të vazhduar me blerjen.
Formularin të cilin e plotësoni gjatë regjistrimit, plotësohet vetëm një herë, ndërkaq sa herë që të hyni në profilin tuaj, formulari do të mbetet aty.
Zgjedhja e produkteve
Në faqen e parë është vendosur menyja kryesore ku mund të shihni produktet sipas kategorisë.
Me përzgjedhjen e ndonjërës prej kategorive çelet faqe me produktet që janë në dispozicion. Nëse i keni gjetur produktet që ju interesojnë, të dhënat shtesë për produktin konkret mund t’i lexoni duke trysur mbi foto. Nëse nuk dini se cilës kategori i takon produkti që ju intereson, mund të përdorni fushën e kërkimit që gjendet te pjesa lart në secilën faqe interneti. Në këtë fushë mund të shënoni shifrën, emrin e produktit e të ngjashme.
Duke trysur në fushën “SHTO NË SHPORTË” do të njoftoheni që produkti ndodhet në shportën e juaj. Mund të shtoni disa herë të njëjtin produkt në shportë.
Përmbajtja e shportës
Verifikimi i të gjitha produkteve që dëshironi t’i blini është i mundshëm në çdo çast. Me një trysje të thjeshtë në ikonën e shportës në pjesën lartë, djathtas, të faqes së internetit, shfaqet faqe ku janë të shënuara të gjitha produktet e zgjedhura për blerje. Mund të fshini lehtësisht produktin nga shporta ose të shtoni sasinë.
*Vërejtje – Produktet e shtuara në shportë nuk rezervohen.
Porositja e produkteve nga shporta
Kur të jeni gati për të blerë, duhet që në këndin lart, djathtas, të trysni në fushën shporta. Pas verifikimit të produkteve të porositura dhe të madhësive, duhet të shënoni të dhënat e sakta dhe të zgjidhni mënyrën e pagesës, me ç’rast do të shfaqet faqja e përmbylljes së blerjes.
*Vërejtje – nëse shuma e përgjithshme e produkteve në shportë është nën 3000 denarë, dërgesën e heq blerësi sipas çmimores zyrtare të Kargo Ekspres, në bazë të peshës dhe vëllimit të produktit.
*Vërejtje – pas verifikimit nëse produktet që i keni porositur janë në dispozicion dhe në rregull, në situatë mosrregullsisë ose mospasjes të produktit të porositur, ruajmë të drejtën që të heqim dorë nga dërgimi i disa prej produkteve të porositura për shkak të pamundësisë për të realizuar porosinë.
Pagesa
Ka dy mundësi për të blerë nëpërmjet faqes së internetit: me kartelë pagese ose pagesë me para në dorë pas pranimit të produktit.
Të gjitha çmimet e shpallura në faqen e Sllavej ShA Shkup përfshijnë edhe TVSh.
Pagesa pas pranimit të dërgesës:
I paguhet korrierit, menjëherë pas pranimit të porosisë suaj, vetëm me para në dorë.
Pagesa me kartelë pagese:
Mund të paguani me kartelë pagese Visa, Visa Electron, MasterVard, Maestro ose Diners. Banka që jep kartelën duhet patjetër të ketë miratuar pagesat online.
Gjatë procedimit të blerjes online, pas zgjedhjes së mënyrës së pagesës, do të shfaqet faqja CPAY e cila është e sigurt dhe e mbrojtur për pagesa të këtilla. Të dhënat e kartelës suaj nuk janë në asnjë çast në dispozicion në sistemin tonë.
Në këtë faqe duhet të shënoni këto të dhëna:
– Numrin e kartelës së pagesave
– Emrin dhe mbiemrin e zotëruesit të kartelës
– Datën e vlefshmërisë së kartelës
– Kodin CVV2/CVC2 në anën tjetër të kartelës
Të dhënat që shënohen përdoren sidomos vetëm për komunikim ndërmjet përdoruesit të kartelës dhe Bankës Komerciale/CPAY, ndërsa tregtari online nuk ka asnjë këqyrje ose qasje në të dhënat që shënohen.
Vërejtje:
Në rast të heqjes dorë nga porosia ose nga ndonjë produkt, mjetet e juaja do t’ju kthehen brenda 15 deri 30 ditëve në kartelën me të cilën i keni blerë.
**Vërejtje për përdoruesit e kartelave Diners Club. Për çdo pyetje për lehtësime, paraqituni në numrin e telefonit 15 155.
Dërgesa
Afati i dërgesës është tre deri pesë ditë pune.
Korrieri dërgon porosinë në adresën e duhur në periudhën kohore prej orës 9:00 deri 16:00. Ju lutemi që gjatë kësaj kohe të ketë dikush në adresën e duhur për të pranuar porosinë. Nëse korrieri nuk ju gjen në adresën e dhënë, ka detyrë që t’ju telefonojë përsëri në numrin e telefonit që keni shënuar gjatë krijimit të urdhëblerjes dhe do të mund të caktoni një orar të ri për të pranuar dërgesën. Nëse nuk ju gjen në adresën e dhënë edhe në tentimin e tretë, porosinë tuaj na e kthen neve.
Afati i dërgimit është tre deri pesë ditë pune.
Shpenzimet e dërgesës
REKLAMACIONET
Produkti që është porositur online dhe është dorëzuar nga shërbimi i korrierit duhet të kontrollohet menjëherë pas marrjes dhe nëse ka dëmtime të dukshme, siç janë pjesët e grisura ose duket shuk, raportojeni menjëherë në qendrën e kontaktit në postën elektronike online@slavej.mk ose në telefon në numrin 075 385 221.
Për të proceduar reklamacionin duhet të na shkruani këto të dhëna në postën elektronike:
– Numrin e porosisë.
– Shifrën dhe madhësinë e produktit për të cilin parashtrohet reklamacioni.
– Përshkrimin e problemit që qeni dhe foto të produktit të dëmtuar.
Reklamacioni pa të dhënat e nevojshme konsiderohet i paplotë.
Raportimi i një produkti të dëmtuar duhet të bëhet brenda 24 orëve nga pranimi i dërgesës. Produkti duhet të mos jetë i dëmtuar, i larë, i veshur dhe të jetë në paketimin origjinal, me etiketën, deklaracionin, kutinë dhe faturën.
Reklamacionet bëhen vetëm online dhe nuk është i mundur reklamacioni fizik në dyqanet tona për produktet e porositura online.
KTHIMI I PRODUKTIT
Produktet kthehen vetëm sipas kushteve të përcaktuara në Ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorit.
Në rast të kthimit të mallrave ose kthimit të parave te blerësi i cili më parë ka paguar me kartë pagese, pavarësisht shkakut të kthimit, Sllavej ShA Shkup është i detyruar të kthejë paratë vetëm nëpërmjet llogarisë së transaksionit, që do të thotë se banka, me kërkesë të shitësit, do t’i kthejë paratë në llogarinë e blerësit.
Nëse do të duhet të kthehen produktet dhe të kthehen paratë e paguara me para në dorë gjatë pranimit të porosisë, kthimi i parave nuk mund të bëhet me para në dorë, por në llogarinë e transaksionit të përdoruesit që na ka dhënë në kërkesën e tij për kthimin e parave.
Nëse përdoruesi dëshiron të kthejë produktin e porositur, atëherë duhet të përdorë Kërkesën për kthimin e produktit në këtë VJEGËZ.
REKURSET E KONSUMATORËVE
Rekurset e juaja dhe vërejtjet mund t’i dërgoni në online@slavej.mk ose në postë në adresën tonë të sipërpërmendur.
MBROJTJA E PRIVATËSISË SË TË DHËNAVE
Për realizimin e suksesshëm të porosive, duhet patjetër të përpunohen të dhënat për emrin dhe mbiemrin e porositësit, adresën e dërgimit, adresën e-mail dhe numrin e telefonit. Me ndihmën e të dhënave të përmendura mund të dërgojmë produktet e dëshiruara, si dhe t’i informojmë blerësit për statusin aktual të porosisë.
Në emër të kompanisë Qendra e Ortotikës dhe e Protetikës Sllavej ShA Shkup, marrim përsipër të mbrojmë privatësinë e të gjithë blerësve tanë. Ne mbledhim vetëm të dhënat bazë të përmendura më sipër të atyre që blejnë prej nesh (përdoruesit), të dhëna që janë të domosdoshme për të përpunuar porositë dhe për të informuar përdoruesit në përputhje me praktikat e mira të afarizmit dhe për të ofruar shërbim cilësor.
Blerësve u japim mundësinë të zgjedhin, përfshi mundësinë për të vendosur nëse duan të çregjistrohen ose jo nga lista e postave elektronike (e-mail).
Të dhënat që shënoni kur paguani, përkatësisht blini me kartelën e pagesës, nuk ruhen ose barten nëpërmjet serverëve tanë. Transaksionet përpunohen nëpërmjet sistemit të përpunimit të pagesave të bankës me të cilën bashkëpunojmë, Bankës Komerciale, e cila është e certifikuar për përpunimin e transaksioneve. Në momentin kur paguani dhe shënoni të dhënat e kartelës suaj të pagesave, këto përpunohen sipas protokollit të sigurisë së bankës që nuk janë të dukshme për ne.
Gjatë përpunimit të të dhënave personale, merren masat e nevojshme teknike dhe organizative për të siguruar nivelin e përshtatshëm të sigurisë të të dhënave personale, përfshirë mbrojtjen nga përpunimi i paautorizuar ose i paligjshëm, si dhe humbja, shkatërrimi ose dëmtimi aksidental i tyre.
Të dhënat personale që përpunohen nuk ndahen me palë të treta, përveç kur ekziston një detyrim ligjor dhe bazë ligjore për këtë, vetën në përputhje me mënyrat dhe procedurat e me rregulloret në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Po ashtu, kur subjektet e autorizuara angazhohen për të ofruar shërbime postare për të dërguar produktet e porositura te blerësi, edhe ata, si përpunues, janë të detyruar të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale që duhet të përpunohen gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve të tyre.
Faqja e internetit www.slavej.mk nuk është e menduar për persona nën moshën 14 vjeçare. Sllavej ShA Shkup nuk synon të mbledhë dhe të përpunojë të dhëna personale të personave nën moshën 14 vjeç. Në rast se një person nën moshën 14 vjeç ka paraqitur të dhënat e tij personale pa pëlqimin e prindërve dhe/ose kujdestarëve të tij, duhet të na njoftoni menjëherë nëpërmjet kontaktit të shënuar më poshtë.
Të dhënat personale të përpunuara nëpërmjet faqes së internetit www.slavej.mk mund të përdoren për marketing të drejtpërdrejtë vetëm me pëlqimin e personave të cilëve u përpunohen të dhënat. Ne u ofrojmë përdoruesve mundësi zgjedhjeje, duke përfshirë mundësinë për të tërhequr kurdoherë të pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tyre personale për marketing të drejtpërdrejtë.
Pëlqimin për përdorimin e të dhënave personale për marketing digjital
Pëlqimi për përdorimin e të dhënave personale për marketing të drejtpërdrejtë jepet gjatë regjistrimit në faqen e internetit, duke zgjedhur mundësinë – Pajtohem të marr njoftime në postën elektronike (e-mail), me ç’rast pëlqimi i dhënë vlen vetëm për marketing të drejtpërdrejtë, duke dërguar njoftime dhe materiale marketingu në adresën e-mail të dhënë nga pëlqimdhënësi, pa e lidhur këtë pëlqim me humbjen e ndonjë të drejte tjetër të dhënësit në lidhje me shërbimet e ofruara nëpërmjet faqes së internetit.
Çdo person që ka dhënë pëlqimin për përdorimin e të dhënave personale për marketing të drejtpërdrejtë, ka të drejtë në çdo kohë, pa pagesë dhe duke përdorur mjete të thjeshta, të ndryshojë ose tërheqë pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale për marketing të drejtpërdrejtë duke trysur në mundësinë e përditësimit të parapëlqimeve (Update your preferences) (për ndryshim) dhe çregjistrohu nga kjo listë (Unsubscribe from the list) (për tërheqjen e pëlqimit), mundësi që ndodhet në pjesën e poshtme, pra në fund të faqes së të gjitha materialeve të marketingut që dërgohen për marketing të drejtpërdrejtë sipas pëlqimit të dhënë, pa e lidhur këtë tërheqje të pëlqimit për marketing të drejtpërdrejtë me humbjen e ndonjë të drejte tjetër të dhënësit në lidhje me shërbimet e ofruara nëpërmjet faqes së internetit.
Të dhënat personale të paraqitura nëpërmjet faqes së internetit ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat përpunohen të dhënat personale, me ç’rast zbatohen këto afate:
– Të dhënat që jepen për realizimin e porosive dhe pagesave ruhen deri në përfundimin e procedurave administrative dhe të kontabilitetit, ndërsa të dhënat e urdhërpagesave ruhen për 10 vjet nga data e lëshimit të faturës;
– Të dhënat që jepen në lidhje me procedurat e kthimit ose të ndërrimit të produkteve ruhen deri në skadimin e afateve ligjore për reklamacion dhe ndërrim;
– Të dhënat që jepen gjatë vizitës së faqes së internetit, çeljes së profilit, hyrjes në sistem dhe regjistrim, si dhe për qëllime marketingu ruhen derisa të tërhiqet pëlqimi, d.m.th. derisa të zbatohet një kërkesë për fshirjen e të dhënave;
TË DREJTAT E PËRDORUESVE
Përdoruesit kanë të drejtë të jenë të informuar për përpunimin e të dhënave të tyre personale, si dhe të drejtën për të kërkuar qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave personale, kufizim të përpunimit të të dhënave të tyre personale ose për të paraqitur rekurs.
Përdoruesit kanë të drejtë që në çdo kohë të tërheqin pëlqimin e tyre për përpunimin e të dhënave të tyre personale.
PËLQIMI DHE NDRYSHIMI I KUSHTEVE
Përdorimi i shërbimeve tona nënkupton pëlqimin e përdoruesit me kushtet e përmendura të përdorimit. Ne zotohemi që do t’i përmbahemi çdo gjëje të deklaruar më sipër, ndërsa të gjitha ndryshimet në kushte hyjnë në fuqi vetëm pas botimit në këtë faqe interneti.