E drejta e heqjes dorë/kthimit të produktit

Produkti mund të kthehet brenda 15 ditësh nga pranimi i produktit, duke i bashkëngjitur faturën, me ç’rast produkti duhet të kthehet i papërdorur, i ruajtur dhe pa cilësi përdorimi, i padëmtuar, i palarë, në paketimin origjinal, me shenja dhe etiketa të ruajtura të fabrikimit. Produkti nuk mund të kthehet nëse është përdorur. Përndryshe blerësi humb të drejtën e heqjes dorë. Ai nuk mund të shfrytëzojë të drejtën e heqjes dorë po qe se ka blerë produkte të mbyllura dhe origjinale që nuk janë të përshtatshme për t’i kthyer për shkaqe higjienike ose mbrojtje të shëndetit, por që janë çelur pas pranimit të porosisë.

*Vërejtje: Për shkaqe higjiene, këto produkte nuk kthehen: çorapet e kompresimit dhe getat, dyshekët e antidekubitit dhe pajisjet ortopedike për tualet.

Të drejtën e kthimit të produktit mund ta realizoni brenda 15 ditësh pas pranimit të produktit, duke plotësuar dhe dërguar Formularin për kthimin e produktit, që është në dispozicion në këtë VJEGËZ ose duke shkruar një deklaratë të çfarëdoshme të qartë për vendimin e juaj. Për të saktësuar kërkesën tuaj për kthimin e produktit, ju lutemi që të na e dërgoni në postën elektronike online@slavej.mk ose na telefononi në numrin 075 385 221. Me parashtrimin e kërkesës për kthimin e produktit pajtoheni që të përpunojmë të dhënat e juaja personale, përfshirë llogarinë e transaksionit, nëse është e domosdoshme. Këto të dhëna janë të patjetërsueshme për procedimin e kërkesës suaj për kthimin e produktit dhe kthimin e mjeteve. Më tepër informacione mund të lexoni në pjesën Politika e privatësisë.

Kthimi i produktit ose heqja dorë nga porosia mund të bëhet vetëm online, pra nuk mund të kthehet produkti duke e sjellë fizikisht në dyqanet tona.

Pasi të kthehet produkti në dyqan, do të vërtetohet nëse është kthyer në gjendjen e rregullt, pra i padëmtuar. Nëse vërtetohet që produkti nuk është në gjendjen e duhur, do të refuzohet kërkesa për kthim dhe produkti do t’i kthehet blerësit i cili i paguan edhe shpenzimet.

Pa komunikim të mëparshëm dhe ujdi me operatorët e Shitores online, nëpërmjet telefonit të kontaktit ose postës elektronike të përmendur më lartë, nuk mund që me nismë personale ta ktheni produktin në objektet e tregtisë me pakicë të produktit të porositur.

Po qe se produkti i blerë ka mungesa në aspekt të dispozitave sipas Ligjit të Mbrojtjes së Konsumatorit, ju lutem të na kontaktoni në numrin 075 385 221, e hënë – e premte, 08-16h ose dërgoni porosi me postë elektronike (emri, mbiemri dhe numri i telefonit) në online@slavej.mk për të marrë udhëzime të mëtejshme për procedimin e kërkesës suaj.

AFATI PËR KTHIMIN E PRODUKTIT

Blerësi mund ta fillojë procedurën e kthimit të produktit brenda 15 ditësh pas pranimit të produktit.

SHPENTZIMET PËR KTHIMIN E PRODUKTIT

Në rast të heqjes dorë/ndërrimit të produktit, së pari duhet të na kontaktoni në këtë numër telefoni 075 385 221 ose të na shkruani bë postën elektronike online@slavej.mk.

Shpenzimet e kthimit do të përcaktohen sipas çmimores zyrtare të Kargo ekspres, duke u llogaritur pesha dhe vëllimi i porosisë. Përjashtim bën rasti kur blerësi ka pranuar produkt të dëmtuar ose tjetër. Në këtë rast vlejnë rregullat e REKLAMACIONIT të botuara në faqen tone të internetit.

KTHIMI I PARAVE

Në rast të kthimit të mjeteve, pa pasur parasysh shkaqet e kthimit të produktit, Sllavej ShA Shkup është e detyruar ta bëjë kthimin e parave vetëm nëpërmjet llogarisë së transaksionit të blerësit. E gjithë procedura e kthimit të parave mund të zgjasë 15 deri 30 ditë.

VËREJTJE:

Me vërtetimin e porosisë, duke trysur në sustën VËRTETO, pajtoheni me kushtet e tërheqjes nga marrëveshja dhe kthimin e produktit.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.