Të dhënat personale që përpunohen nëpërmjet faqes së internetit www.slavej.mk (në tekstin e mëtejmë: faqja e internetit) mund të përdoren për marketing të drejtpërdrejtë vetëm me pëlqimin e dhënë nga personat, të dhënat e të cilëve përpunohen (në tekstin e mëtejmë: pëlqimdhënësi ose dhënësi).
Pëlqimi për përdorimin e të dhënave personale për marketing të drejtpërdrejtë jepet gjatë regjistrimit në faqen e internetit, duke zgjedhur mundësinë – Pajtohem të marr njoftime në postën elektronike (e-mail), me ç’rast pëlqimi i dhënë vlen vetëm për marketing të drejtpërdrejtë, duke dërguar njoftime dhe materiale marketingu në adresën e-mail të dhënë nga pëlqimdhënësi, pa e lidhur këtë pëlqim me humbjen e ndonjë të drejte tjetër të dhënësit në lidhje me shërbimet e ofruara nëpërmjet faqes së internetit.
Çdo person që ka dhënë pëlqimin për përdorimin e të dhënave personale për marketing të drejtpërdrejtë, ka të drejtë në çdo kohë, pa pagesë dhe duke përdorur mjete të thjeshta, të ndryshojë ose tërheqë pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale për marketing të drejtpërdrejtë duke trysur në mundësinë e përditësimit të parapëlqimeve (Update your preferences) (për ndryshim) dhe çregjistrohu nga kjo listë (Unsubscribe from the list) (për tërheqjen e pëlqimit), mundësi që ndodhet në pjesën e poshtme, pra në fund të faqes së të gjitha materialeve të marketingut që dërgohen për marketing të drejtpërdrejtë sipas pëlqimit të dhënë, pa e lidhur këtë tërheqje të pëlqimit për marketing të drejtpërdrejtë me me humbjen e ndonjë të drejte tjetër të dhënësit në lidhje me shërbimet e ofruara nëpërmjet faqes së internetit.
Duke dhënë pëlqimin për përdorimin e të dhënave për marketing të drejtpërdrejtë, klientët mund të japin pëlqimin për të marrë njoftime në e-mail, si dhe mesazhe SMS dhe Viber. Për të anuluar marrjen e njoftimeve në e-mail, duhet të zgjidhni mundësinë e çregjistrimit nga kjo listë (Unsubscribe from this list); nëse duhet të anuloni pëlqimin për të marrë mesazhe Viber dhe SMS, atëherë në këtë e-mail: online@slavej.mk, duhet të na shkruani numrin e telefonit të kontaktit të përdoruesit që duhet të fshihet nga lista.