Të gjitha çmimet e shpallura në faqen e Sllavej ShA Shkup përfshijnë edhe TVSh.
Ka dy mundësi për të blerë nëpërmjet faqes së internetit: me kartelë pagese ose pagesë me para në dorë pas pranimit të produktit
Pagesa pas pranimit të dërgesës:
I paguhet korrierit, menjëherë pas pranimit të porosisë suaj, vetëm me para në dorë.
Nëse duhet të kthehen paratë për produkte të cilat janë porositur për tu paguar me para në dorë, pas pranimit të dërgesës, kthimi i parave bëhet vetëm nëpërmjet llogarisë së transaksionit të përdoruesit.
Pagesa me kartelë pagese:
Mund të paguani me kartelë pagese Visa, Visa Electron, MasterVard, Maestro ose Diners. Banka që jep kartelën duhet patjetër të ketë miratuar pagesat online.
Gjatë procedimit të blerjes online, pas zgjedhjes së mënyrës së pagesës, do të shfaqet faqja CPAY e cila është e sigurt dhe e mbrojtur për pagesa të këtilla. Të dhënat e kartelës suaj nuk janë në asnjë çast në dispozicion në sistemin tonë.

Në këtë faqe duhet të shënoni këto të dhëna:
– Numrin e kartelës së pagesave
– Emrin dhe mbiemrin e zotëruesit të kartelës
– Datën e vlefshmërisë së kartelës
– Kodin CVV2/CVC2 në anën tjetër të kartelës

Të dhënat që shënohen përdoren sidomos vetëm për komunikim ndërmjet përdoruesit të kartelës dhe Bankës Komerciale/CPAY, ndërsa tregtari online nuk ka asnjë këqyrje ose qasje në të dhënat që shënohen.
Sllavej ShA Shkup ua mundëson klientëve të vet mundësinë Card on File, pra klientët kanë mundësi të ruajnë të dhënat e kartelave të pagesave për blerjet e ardhshme. Me këtë rast, Sllavej ShA Shkup nuk i ruan, e as që i përpunon të dhënat e kartelës. Numri i kartelës fshihet duke lënë të dukshëm vetëm shifrën e parë dhe katër të fundit. Të gjitha transaksionet e zbatuara me kartela pagese realizohen nëpërmjet cPay, që mundësohet nga CaSys. Nëse klienti, pas ruajtjes së të dhënave, dëshiron që t’i fshijë, mund që ta bëjë këtë nga profili i vet.
Vërejtje: Në rast të heqjes dorë nga porosia, mjetet e juaja do t’ju kthehen brenda 15 deri 30 ditëve.
**Vërejtje për përdoruesit e kartelave Diners Club. Për çdo pyetje për lehtësime, paraqituni në numrin e telefonit 15 155.