Ndërrimi dhe kthimi i parave të produktit

PROCEDURA E NDËRRIMIT/KTHIMIT TË PARAVE TË PRODUKTIT

Nëse pas pranimit të produktit të porositur dëshironi ta ndërroni me një madhësi tjetër ose një produkt tjetër për të njëjtin ose për çmim më të lartë ose megjithatë keni vendosur ta ktheni produktin dhe t’ju kthehen paratë, ju lutemi na kontaktoni në 075 385 221 ose na dërgoni një porosi në online@slavej.mk për ndërrim produkti. Ju lutemi të na kontaktoni me informacionin e nevojshëm, p.sh. numrin e faturës, kodin dhe madhësinë e produktit që dëshironi ta ndërroni, si dhe kodin dhe madhësinë e produktit me të cilin dëshironi të ndërroni produktin e mëparshëm. Për më tepër, për kthimin e parave, përveç numrit të faturës dhe kodit të produktit që do të kthehet, duhet të na jepni edhe llogarinë tuaj të transaksionit në mënyrë që të përfundojë me sukses kthimi i parave.

*Vërejtje: Kthimi i pagesës së porosisë bëhet brenda 15 deri 30 ditësh pune pas kthimit të produktit në dyqanin tonë.

Ndërrimi dhe kthimi i parave bëhet vetëm online, pra nuk bëhet ndërrim fizik ose kthim parash në dyqanet tona. Produktet ndërrohen ose kthehen paratë vetëm sipas kushteve të përcaktuara me Ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorëve.

Produkti që dëshironi ta kthemi duhet të mos jetë i dëmtuar, i larë, i veshur dhe të jetë në paketimin origjinal, me etiketën, deklaracionin, kutinë dhe faturën.

Pas pranimit të kërkesës për ndërrimin ose kthimin e parave, përgjegjësit në njësinë e porosive online në Sllavej Sha Shkup njoftojnë shërbimin e korrierit që të tërheqin nga adresa juaj produktin që dëshironi ta ndërroni dhe ta kthejnë në dyqanin tonë. Para se t’i dorëzohen korrierit, produktet duhet të paketohen sipas udhëzimeve të punonjësit të Sllavejit, në të kundërt, afati i ndërrimit ose i kthimit të parave mund të zgjatet. Në disa raste madje produktet mund të humbasin.

Kur produkti të mbërrijë në dyqan, ju vjen njoftimi në postën tuaj elektronike për kthimin dhe vërtetohet nëse produkti është gjendjen e rregullt e i padëmtuar. Nëse vërtetohet se produkti është i dëmtuar me faj të blerësit ose nuk është kthyer në paketimin origjinal, do të refuzohet ndërrimi ose kthimi i parave dhe produkti do t’i kthehet blerësit me shpenzimet e veta. Në të kundërt, nëse produkti është në gjendje të rregullt dhe në paketimin origjinal, do të aktivizohet ndërrimi i porosisë ose do të kthehen paratë.

*Vërejtje: Për shkaqe higjiene, këto produkte nuk kthehen: çorapet e kompresimit dhe getat, dyshekët e antidekubitit dhe pajisjet ndihmëse për tualet.

Ndërrimi mund të kryhet brenda 15 ditësh pas pranimit të produktit, kurse kthimi i parave mund të kryhet brenda 15 deri 30 ditësh pas pranimit të produktit.

AFATI I NDËRRIMIT DHE I KTHIMIT TË PARAVE

Afati i kthimit të parave ose i ndërrimit të produktit është 15 deri 30 ditë nga çasti kur blerësi dorëzon kërkesën.

SHPENZIMET E KTHIMIT TË PRODUKTIT

Në rast të kthimit të parave/ndërrimit të produktit, si pari duhet të na kontaktoni në këtë numër telefoni 075 385 221 ose të na shkruani në postën elektronike online@slavej.mk.

Shpenzimet e kthimit do të përcaktohen sipas çmimores zyrtare të Kargo ekspres, duke u llogaritur pesha dhe vëllimi i porosisë. Përjashtim bën rasti kur blerësi ka pranuar produkt të dëmtuar ose tjetër. Në këtë rast vlejnë rregullat e REKLAMIMIT të botuara në faqen tone të internetit.  

VËREJTJE:

Me vërtetimin e porosisë, duke trysur sustën VËRTETO, pajtoheni me kushtet e ndërrimit të produktit, si dhe me kushtet e kthimit të parave.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.