Si të blini një produkt

Krijimi i urdhërblerjes

Që t’ju mundësohet të blini në faqen tonë të internetit, mund – por nuk është e domosdoshme – të jeni përdorues i regjistruar. Procesi i blerjes dhe i regjistrimit është tepër i thjeshtë. Duhet të shënoni të dhënat personale të juaja. Për të nisur regjistrimin, duhet të trysni (klikoni) në këndin lartë, djathtas, në ikonën e shportës. Pastaj shfaqen fusha ku duhet të shënoni të dhënat e juaja. Pasi të shënoni të gjitha të dhënat, trysni “REGJISTROHU”. Në postën elektronike do t’ju vijë vjegëza (linku) në të cilin duhet të trysni. Me këtë rast përfundon regjistrimi i juaj për të vazhduar me blerjen.

Po qe se jeni të regjistruar në faqen tonë të internetit, duhet të trysni shenjën e njëjtë në këndin lartë, djathtas, që të hyni në postën tuaj elektronike dhe të vazhdoni me blerjen.

Në rast se nuk jeni përdorues i regjistruar, pasi shtoni produktet e dëshiruara në shportë, duhet të shënoni të dhënat e juaja të sakta, pastaj të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të trysni në fushën “VËRTETO”. Mandej në postën elektronike do t’ju vijë një porosi e cila vërteton blerjen.

*Vërejtje: Ju lutemi që të verifikoni të dhënat e juaja personale.

Formulari në të cilin shënoni të dhënat e juaja gjatë regjistrimit, plotësohet vetëm një herë, ndërkaq sa herë që të hyni në profilin tuaj, të dhënat do të mbeten aty.

Zgjedhja e produkteve                                 

Në faqen e parë është vendosur menyja kryesore ku mund të shihni produktet sipas kategorisë.

Me përzgjedhjen e ndonjërës prej kategorive çelet faqe me produktet që janë në dispozicion. Nëse i keni gjetur produktet që ju interesojnë, të dhënat shtesë për produktin konkret mund t’i lexoni duke trysur mbi foto. Nëse nuk dini se cilës kategori i takon produkti që ju intereson, mund të përdorni fushën e kërkimit që gjendet te pjesa lart në secilën faqe interneti. Në këtë fushë mund të shënoni shifrën, emrin e produktit e të ngjashme.

Gjatë kërkimeve të produkteve, në anën e djathtë të fotos janë të dhënat e produktit si: emri, çmimi, shifra dhe nëse është në dispozicion.

Përmbajtja e shportës

Verifikimi i të gjitha produkteve që dëshironi t’i blini është i mundshëm në çdo çast. Me një trysje të thjeshtë në ikonën e shportës në pjesën lartë, djathtas, të faqes së internetit, shfaqet faqe ku janë të shënuara të gjitha produktet e zgjedhura për blerje. Mund të fshini lehtësisht produktin nga shporta ose të shtoni sasinë

*Vërejtje – Produktet që shtohen në shportë nuk rezervohen.

Porositja e produkteve nga shporta

Kur të jeni gati për të blerë, duhet që në këndin lart, djathtas, të trysni në fushën shporta. Pastaj duhet të shënoni të dhënat e sakta dhe të zgjidhni mënyrën e pagesës, me ç’rast do të shfaqet faqja e përmbylljes së blerjes.

*Vërejtje – nëse shuma e përgjithshme e produkteve në shportë është nën 3000 denarë, dërgesën e heq blerësi si më poshtë:

-170 denarë për porosi të paguara online me kartelë pagese.

-200 denarë për porosi të paguara me para në dorë pas pranimit të dërgesës.

Mënyra e pagesës
Ka dy mundësi për të blerë nëpërmjet faqes së internetit: me kartelë pagese ose pagesë me para në dorë pas pranimit të produktit.

Të gjitha çmimet e shpallura në faqen e Sllavej ShA Shkup përfshijnë edhe TVSh.

Pagesa pas pranimit të dërgesës:

I paguhet korrierit, menjëherë pas pranimit të porosisë suaj, vetëm me para në dorë.

Pagesa me kartelë pagese:

Mund të paguani me kartelë pagese Visa, Visa Electron, MasterVard, Maestro ose Diners. Banka që jep kartelën duhet patjetër të ketë miratuar pagesat online.

Gjatë procedimit të blerjes online, pas zgjedhjes së mënyrës së pagesës, do të shfaqet faqja CPAY e cila është e sigurt dhe e mbrojtur për pagesa të këtilla. Të dhënat e kartelës suaj nuk janë në asnjë çast në dispozicion në sistemin tonë.

Në këtë faqe duhet të shënoni këto të dhëna:

–    Numrin e kartelës së pagesave

–    Emrin dhe mbiemrin e zotëruesit të kartelës

–    Datën e vlefshmërisë së kartelës

–    Kodin CVV2/CVC2 në anën tjetër të kartelës

Të dhënat që shënohen përdoren sidomos vetëm për komunikim ndërmjet përdoruesit të kartelës dhe Bankës Komerciale/CPAY, ndërsa tregtari online nuk ka asnjë këqyrje ose qasje në të dhënat që shënohen.

Vërejtje:

Në rast të heqjes dorë nga porosia ose nga ndonjë produkt, mjetet e juaja do t’ju kthehen brenda 15 deri 30 ditëve në llogarinë e transaksionit.

**Vërejtje për përdoruesit e kartelave Diners Club. Për çdo pyetje për lehtësime, paraqituni në numrin e telefonit 15 155.

Dërgesa

Afati i dërgesës është tre deri pesë ditë pune.

Korrieri dërgon porosinë në adresën e duhur në periudhën kohore prej orës 9:00 deri 16:00. Ju lutemi që gjatë kësaj kohe të ketë dikush në adresën e duhur për të pranuar porosinë. Para se të dorëzohet porosia, praktika e zakonshme e do që korrieri t’ju telefonojë që e keni shënuar gjatë urdhërblerjes. Kjo bëhet për të caktuar kohën dorëzimit të porosisë. Nëse korrieri nuk ju gjen në adresën e dhënë, ka detyrë që t’ju telefonojë përsëri. Nëse nuk ju gjen në adresën e dhënë edhe në tentimin e dytë, porosinë tuaj na e kthen neve. Pas kthimit të porosisë, ju kontaktojmë për të vërtetuar shkaqet e mospranimit të dërgesës dhe do të caktojmë një tentim të dytë dërgese.

 

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.