Shputa e deformuar është termi për gjendjen kongjenitale mjekësore equinovarus. Kjo manifestohet në atë mënyrë që këmba rrotullohet përbrenda, e drejtuar nga poshtë, dhe mund të preken të njëra ose të dy shputat.
Ndërsa foshnja është e vogël, fleksibiliteti natyror mund të përdoret për t’i kthyer shputat në pozicionin e duhur. Në shumicën e rasteve, shputa i përgjigjet mirë korrigjimit me metodën Ponseti.
Metoda përfshin manipulimin e butë të shputës së foshnjës në pozicionin e duhur dhe vendosjen e një gjipsi. Në rastet më të theksuara të deformimit nevojitet ndërhyrje kirurgjikale dhe më pas vendosja e gjipsit.
Pas heqjes së gjipsit, foshnjat duhet të mbajnë një pajisje të quajtur shinat Dennis-Brown për një periudhë të caktuar kohore, të përbërë nga këpucë speciale të vendosura në shinë metalike, me mundësinë për të rregulluar pozicionin e shputës në mënyrë që të pengohet përsëritja e deformimit të shputës.