Shputa me reagim dinamik (shputa karboni)

Shputat me reagim dinamik, shputat prej karboni, janë një kategori e shputave protetike që kanë aftësinë për të ruajtur dhe kthyer energjinë dhe janë të menduara për përdoruesit aktivë dhe mesatarisht aktivë të protezave, të cilët përpiqen të mbajnë një mënyrë jetese normale.

Këto shputa janë të përpunuara prej materiale kompozite të avancuara, kryesisht grafit karboni (karbon), për të siguruar peshë të vogël, qëndrueshmëri të lartë, si dhe lëvizje dhe funksionim më dinamik.

Duke ruajtur dhe çliruar energji me çdo hap, ato ofrojnë një ecje natyrale për përdoruesin duke iu përshtatur ndryshimit të shpejtësisë së ecjes, si dhe duke reduktuar trysninë dhe kohëzgjatjen e ngarkesës në këmbën e shëndetshme.

Këto shputa rekomandohen për njerëzit që kanë nevojë të ndryshojnë shpejtësinë e ecjes gjatë gjithë ditës, si dhe për njerëzit që kalojnë pengesa si shkallët, pjerrësira dhe terrenet jo të rrafshëta.

Lloji i aktivitetit ndikon drejtpërdrejt në llojin e shputës që është më e përshtatshme për ju.

Protezistët tanë janë këtu për t’ju mbështetur në marrjen e vendimit të duhur për jetën e juaj të përditshme. Pavarësisht nëse ecni, merrni pjesë në sporte ose thjesht shijoni shëtitjet e gjata, ekipi ynë është gati t’ju ndihmojë t’i përmbushni këto synime.

 

 

Caktoni konsultim falas

Cakto

Goca Bogoevska

Të them faleminderit është një fjalë e pakët për të përshkruar profesionalizmin, e mbi të gjitha njerëzinë e të gjithë të punësuarve në Sllavej.

Më shumë

Zoran Jovanovski

Kam një karrige me rrota, moderne, aktive dhe të lehtë, me të cilën e kam shumë më të lehtë të lëviz dhe mund të bëj më tepër gjëra.

Më shumë

Tanja Jordeva

Falë Marisë dhe Sllavejit po e jetoj jetën me afsh të plotë.

Më shumë
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.