Gju mekanik protetik

Gjunjët mekanike protetike, ndryshe nga gjeneratat më të avancuara të kyçeve protetike të gjurit, përfaqësojnë një klasë gjunjësh që nuk kanë mikroprocesorë, sensorë në kohë reale, rezistencë hidraulike ose cilindra lëngu. Këta mekanizma më të thjeshtë të gjurit janë të menduara për personat me një shpejtësi të pandryshueshme të ecjes dhe shpesh janë më të vegjël dhe më të lehtë se modelet më të avancuara.

Dallimi parësor në gjunjët mekanikë është numri i boshteve. Në bazë të kësaj ndarje, kemi gjunjë me një bosht ose me shumë boshte (të quajtur edhe shumëboshtor).

Gjunjët me një bosht të vetëm bëhen me një menteshë. Ky lloj gjuri është i qëndrueshëm dhe i lehtë, por ka një kufizim për sa i përket rregullimit kur ndryshon shpejtësinë e ecjes. Ka aftësinë për të rregulluar forcat e fërkimit gjatë ecjes, gjë që ndihmon në parandalimin e lëkundjes shumë të shpejtë të këmbës përpara, duke mundësuar një shpejtësi optimale të ecjes. Shumica e gjunjëve me një bosht kanë aftësinë për të frenuar në vend gjatë qëndrimit ose ecjes, kur përdoruesi kërkon siguri shtesë.

Gjunjët shumëboshtorë kanë boshte të shumta rrotullimi në gju, gjë që zvogëlon gjasat e përkuljes së gjurit gjatë qëndrimit në këmbë. Në disa modele të këtyre gjunjëve, vetë konstruksioni kërkon shkurtimin e protezës për të zvogëluar rrezikun e pengimit dhe të rrëzimit kur përdoruesi lëkundet me protezën për të hapëruar. Gjunjët me shumë boshte mund të plotësojnë nevojat e njerëzve me nivele të ndryshme aktiviteti. Versionet më të thjeshta janë të përshtatshme për aktivitete të lehta, ndërkaq versionet më të avancuara janë të përshtatshme për aktivitete të rënda.

Protetistët tanë do t’ju ndihmojnë të përcaktoni se cili gju u përshtatet më mirë nevojave dhe aktiviteteve tuaja.

Caktoni konsultim falas

Cakto

Goca Bogoevska

Të them faleminderit është një fjalë e pakët për të përshkruar profesionalizmin, e mbi të gjitha njerëzinë e të gjithë të punësuarve në Sllavej.

Më shumë

Zoran Jovanovski

Kam një karrige me rrota, moderne, aktive dhe të lehtë, me të cilën e kam shumë më të lehtë të lëviz dhe mund të bëj më tepër gjëra.

Më shumë

Tanja Jordeva

Falë Marisë dhe Sllavejit po e jetoj jetën me afsh të plotë.

Më shumë
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.