Skolioza idiopatike e adoleshencës

Me skoliozën shfaqet zhvendosja dhe rrotullimi i unazave të boshtit kurrizor që çon në shtrembërimin e tij. Më së shpejti diagnostikohet gjatë moshës së paraadoleshencës dhe të adoleshencës (11-16 vjeç), pra periudhës së rritjes së shpejtë të trupit. Termi klinik për këtë skoliozë të kësaj moshe është “skolioza idiopatike e adoleshencës”. Fjala “idiopatike” do të thotë që nuk i dihet shkaku. Shfaqet te 5% e adoleshentëve dhe më shpesh te vajzat sesa te djemtë.

Si diagnostikohet?

Skolioza idiopatike shfaqet zakonisht te fëmijët e shëndetshëm, gjatë periudhës së rritjes dhe të zhvillimit të shpejtë të trupit. Diagnoza përcaktohet më së shpeshti kur bëhet skriningu i rregullt për skoliozën gjatë shikimit sistematik të nxënësve. Nëse zbulohet, fëmija dërgohet te ortopedi ose ftiziatri për trajtim të mëtejshëm.

Si të kuptohet?

Shtrembërimet e skoliozës bëjnë shpesh ndryshime gjatë lëvizjes së trupit të fëmijës dhe kjo nuk paraqet gjendje sëmundjeje. Koka mund të jetë e zhvendosur në njërën anë të trupit; njëri sup mund të duket më lartë se tjetri dhe zakonisht vërehet një asimetri në shpinë ose bel.

Si trajtohet?

Ka tri trajtime të dëshmuara për skoliozën, varësisht shkallës së shtrembërimit: ndjekja, mbajtja e korsesë me terapi fizikale ose operimi.

Këshillë për prindërit

Duhet të keni durim gjatë procesit të trajtimit dhe të motivoni fëmijët. Hulumtimet e reja tregojnë që te 70-80% e fëmijëve që mbajnë korsenë rregullisht, kanë pakësim të përparimit të skoliozës në krahasim me fëmijët që përdorin korsenë jorregullisht gjatë trajtimit.

 

Caktoni konsultim falas

Cakto

Goca Bogoevska

Të them faleminderit është një fjalë e pakët për të përshkruar profesionalizmin, e mbi të gjitha njerëzinë e të gjithë të punësuarve në Sllavej.

Më shumë

Zoran Jovanovski

Kam një karrige me rrota, moderne, aktive dhe të lehtë, me të cilën e kam shumë më të lehtë të lëviz dhe mund të bëj më tepër gjëra.

Më shumë

Tanja Jordeva

Falë Marisë dhe Sllavejit po e jetoj jetën me afsh të plotë.

Më shumë
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.