Këpucë individuale për proteza

Zgjedhja e këpucëve të duhura është një segment shumë i rëndësishëm për sigurinë, stabilitetin dhe rehatinë e personave me protezë. Kini parasysh, rregullimi i statikës protetike, qëndrueshmëria e njësisë së gjurit dhe rehatia në shtrat janë të lidhura me lartësinë e takës së këpucëve.

Lartësia e thembrës

Këpucët me thembra të sheshta nuk janë zgjidhja më e mirë për njerëzit me proteza. Shumë këmbë protetike janë bërë posaçërisht me një lartësi thembre prej rreth një centimetër. Çdo gjë më e ulët do ta bëjë të amputuarin të ndihet sikur po shtyhet pak prapa. Tek njerëzit me amputim nën gju, kjo mund të ushtrojë trysni në zonën pak nën kupën e gurit. Përveç kësaj, për të lehtësuar këto shqetësime, këndi i shtratit ose i kyçit të këmbës mund të ndryshohet gjatë rregullimit statik të protezës.

Kujdes me takat e larta

Nëse taka është shumë e lartë, mund t’ju duket sikur po përkuleni përpara, që është sidomos e rrezikshme nëse keni amputim mbi gju. Duke veshur këpucë me taka të larta, ju automatikisht do ta transferoni peshën tuaj në gishtat e shputës protetike, ndërsa te shumë gjunjë protetikë, kur gjatë ecjes, pesha është në gishtin e madh, aktivizohet përkulja e gjurit. Kjo mund të bëjë që përdoruesi të humbasë kontrollin e protezës dhe të bjerë.

Lartësia e tabanit

Përveç lartësisë së takave, një pjesë e rëndësishme është edhe tabani, i cili gjatë ecjes duhet të sigurojë thithjen e duhur të goditjeve në gjymtyrën e mbetur. Tabanët e hollë nuk mund t’i absorbojnë këto goditje.

Këpucë individuale

Këpucët individuale për proteza përmbajnë të gjithë elementët për ecje të sigurt me protezë. Bëhen sipas matjeve të përdoruesit, me ç’rast shmanget rreziku i rrëshqitjes së shputës protetike në këpucë. Janë të forta, me lartësi të përshtatshme thembre dhe tabanin që thith goditjet dhe mbron pjesën tjetër të gjymtyrës. Janë prodhim dore, nga lëkura, sipas matjeve të përdoruesit dhe janë të menduara për personat me amputime mbi gju dhe nën gju.

Закажете бесплатна консултција

Закажи

Гоца Богоевска

Благодарам, е мал збор за да се опише професионалноста и пред се човечноста на сите вработени во Славеј.

Повеќе

Зоран Јовановски

Имам модерна, активна и лесна количка со која многу ми е полесно да се движам и можам многу повеќе да направам.

Повеќе

Тања Јордева

Благодарение на Марија и Славеј јас го живеам животот во полн здив.

Повеќе
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.