Amputimi nën gju

Amputimi nën gju (amputimi transtibial) i referohet amputimit ose mungesës së një pjese të këmbës poshtë gjurit. Nëse keni një amputim në këtë nivel, është e rëndësishme të mbani mend se me protezën mund të ktheheni në jetën tuaj të pavarur.

Për të bërë protezën, do të punoni me një protetist i cili është i kualifikuar në projektimin, prodhimin dhe aplikimin e gjymtyrëve artificiale. Është shumë e rëndësishme të diskutoni qëllimet, pritshmëritë dhe shqetësimet e juaja me protetistin tuaj në mënyrë që ai ose ajo të mund të plotësojë nevojat e juaja të posaçme.

Në vijim ju japim informacione se çfarë të prisni në periudhën nga amputimi deri te proteza për nën gju.

Kujdesi pasoperacional i gjymtyrëveе

Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë një fashë kompresimi e cila do të ndihmojë në formësimin e pjesës së mbetur të gjymtyrës (trungu) dhe do të mbrojë këmbën tuaj nga lëndimi gjatë procesit të shërimit. Fasha e kompresimit është një zëvendësim për një allçi kompresimi dhe përdorimi i saj është shumë më i thjeshtë se përdorimi i allçisë për kompresim.

Takimi i parë me protetistin

Protetisti juaj do t'ju njohë dhe me të do të diskutoni aktivitetet e juaja të përditshme. Ai do të dëgjojë nevojat tuaja dhe, bazuar në këto informacione, do të prodhojë një protezë, të përshtatur për nevojat e juaja të posaçme.

Proteza e parë (e menjëhershmja)

Kur trungu juaj është shëruar mjaftueshëm, protetisti do të marrë masat për të bërë një protezë të përkohshme. Proteza që do ta merrni në shtëpi do të bëhet individualisht, me komponentë dhe materiale të përshtatura për nevojat e juaja. Protetisti do t'ju mësojë se si ta vendosni dhe të kujdeseni për protezën tuaj. Ju do ta mbani këtë protezë për disa muaj, deri në formësimin përfundimtar të trungut, pas së cilës protetisti do t'ju bëjë një protezë të përhershme.

Terapia fizikale

Fizioterapisti juaj fizik do t'ju ndihmojë të mësoni se si të përdorni protezën në aktivitetet e juaja të përditshme. Pasi të keni mësuar aftësitë bazë të ecjes me protezën tuaj, do të jeni në gjendje të kaloni në aktivitete fizike më të avancuara, të tilla si ecja lart e zbritja e shkallëve, ngarje dhe aktivitete të tjera.

Kujdesi i mëtejshëm

Ndërsa gjymtyrët tuaja ndryshojnë, protetisti do të bëjë përshtatjet në protezë. Është e rëndësishme ta vizitoni protetistin në çdo gjashtë muaj për të zgjidhur të gjitha problemet aktuale me protezën.

Mëso më shumë për kujdesin dhe rehabilitimin pas amputimit nën gju

Për më shumë informacione rreth amputimit nën gju, duke përfshirë kujdesin, rehabilitimin dhe shërimin e gjymtyrëve, plotësoni këtë formular për të shkarkuar broshurën tonë.

Prodhimi i protezës suaj për nën gju

Proteza për nën gju (e quajtur edhe si protezë transtibiale) përbëhet nga shtrati, shputa dhe komponentë të tjerë lidhës. Protetisti do të projektojë një shtrat individuale, të posaçëm për gjymtyrën tuaj dhe do të zgjedhë komponentëit më të përshtatshëm për t’iu përgjigjur nevojave tuaja dhe stilit të jetesës.

Proteza e përkohshme – e menjëhershme

Gjatë muajve të parë pas amputimit, forma dhe madhësia e gjymtyrës (trungut) suaj ndryshon. Nëse ka ndryshime në përmasat e trungut, bëhen korrigjime të caktuara. Për të mbajtur shtratin jo shumë të gjerë, protetisti juaj do ta mbushë për ta përshtatur me formën e re të trungut tuaj ose do t’ju këshillojë të vishni mbulesa shtesë për trungun. Pavarësisht nga këto ndryshime, ndonjëherë, nëse shtrati është i gjerë, do të duhet të bëhet një i ri.

Në shumicën e rasteve, proteza e menjëhershme nuk ka një shtresë kozmetike, gjë që protetistit ia lehtëson të bëjë ndryshime në shtrat ose përshtatje në shputë.

Procesi i të mësuarit për të ecur me protezë fillon me këtë protezë të menjëhershme. Kur gjymtyra juaj e mbetur është formësuar dhe keni arritur një nivel të qëndrueshëm aktiviteti, është koha të kaloni në protezë të përhershme.

Proteza e përhershme

Duke përdorur teknika të ngjashme, proteza juaj e përkohshme (e menjëhershme) do të zëvendësohet me një protezë të përhershme. Për të bërë një protezë të përhershme, mund të nevojiten disa vizita te protetisti për të fituar zgjidhjen më të mirë.

Në varësi të nivelit të përdorimit dhe të aktivitetit tuaj, proteza mund të zgjasë dy deri në tre vjet. Te fëmijët, protezat duhet të ndërrohen më shpesh. Është e rëndësishme të mbani mend se proteza është një pajisje mekanike që ka nevojë për riparime dhe përshtatje. Ndonjëherë, është e nevojshme të përshtaten ose zëvendësoni disa komponentë në vend që të bëhet një protezë krejtësisht e re.
Nëse keni ndryshime të mëdha në peshën e trupit, mund të jetë e nevojshme të bëhet një shtrat i ri ose të zëvendësohen pjesë të tjera të protezës.

Закажете бесплатна консултција

Закажи

Гоца Богоевска

Благодарам, е мал збор за да се опише професионалноста и пред се човечноста на сите вработени во Славеј.

Повеќе

Зоран Јовановски

Имам модерна, активна и лесна количка со која многу ми е полесно да се движам и можам многу повеќе да направам.

Повеќе

Тања Јордева

Благодарение на Марија и Славеј јас го живеам животот во полн здив.

Повеќе
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.