Muajin e kaluar, së bashku me “moshataren” tonë, Goricën, festuam 70-vjetorin e përbashkët në mënyrë modeste dhe me të gjitha masat e kujdesit.
Gorica ose Gocja, siç e thërrasim të gjithë me përkëdhelje në SLLAVEJ, ka një vend të veçantë në zemrat tona, si dhe në zemrat e kujtdo që ka fatin ta njohë personalisht.
Në kulmin e rinisë së hershme, Gocja humbi të dy krahët dhe njërën këmbë dhe si person, me dëmtim të rëndë fizik, prej gati gjysmë shekulli është përdorues i protezave të SLLAVEJIT.
Por paaftësia e rëndë fizike nuk paraqet asnjë pengesë që Gocja të bëjë një jetë aktive dhe plotësisht të përmbushur, e ne u përpoqëm ta përcjellim një pjesë të kësaj jete me kamerat tona.
Mesazhi i saj është që nuk ka justifikime të vërteta, ka vetëm dashuri për jetën dhe vullnet të palëkundur – dhe GJITHÇKA ËSHTË E MUNDUR!